Shqiptari përfitoi 900 mijë franga si invalid, detektivët privatë zbulojnë se ai është i shëndetshëm, tani rrezikohet me 6 vjet burg

Zvicra

Shqiptari përfitoi 900 mijë franga si invalid, detektivët privatë zbulojnë se ai është i shëndetshëm, tani rrezikohet me 6 vjet burg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 prill 2017 Në ora: 12:50
Detektivët privatë që e kanë vëzhguar fshehurazi kanë ardhur në përfundim se ai aktron invalidin dhe se është tërësisht i shëndetshëm.

Një banor me origjinë nga Kosova në Wettingen të Zvicrës ka përfituar 20 vite ndihma sociale si invalid. Por autoritetet hedhin dyshime nëse ai vërtet është invalid, shkruan “Aargauer Zeitung”.

Për njëzet vite shqiptari ka përfituar 900.000 franga renta sociale. Detektivët privatë që e kanë vëzhguar fshehurazi kanë ardhur në përfundim se ai aktron invalidin dhe se është tërësisht i shëndetshëm. Përfitimet e invalidit ai i ka përfituar konkretisht prej vitit 1996.

“Ai ishte paraqitur se nuk mund të veshej vetë dhe kishte gjithashtu dhimbje koke, shpine dhe në këmbë,” përcjell botasot.info. “Por ish shoferi i kamionëve nuk është invalid.”

Edhepse 56 vjeçari nuk është parë të vozisë veturë, detektivët mendojnë se ai nuk ka probleme. Ata duhet të kenë folur edhe me djalin e tij.

Situata e tensionuar përpara gjyqit

Përshkak të dyshimeve të forta të hedhura nga detektivët, rasti ka shkuar në gjykatë. Aty në vend të 56 vjeçarit është paraqitur përfaqësuesja e bashkëshortes së tij. “Në kontrollet e mëhershme mjekësore është shkruar e vërtetuar se burri është invalid,” është mbrojtur përfaqësuesja e bashkëshortes, Urs Oswald. Por situata është e tensionuar pasi detektivët kanë zbuluar të kundërtën. Vitin e kaluar Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka ardhur në përfundim se vëzhgimi i detektivëve privat është ilegal. Kjo do të thotë se videot e tyre janë ilegale dhe nuk merret si prova përpara gjykatës.

Edhe për Oswaldin është një “pyetje delikatë”. Javën e ardhshme pritet që çifti shqiptar të vijë vetë të përgjigjet përpara Gjykatës rajonale të Baden. Prokuroria ka kërkuar dënim deri në gjashtë vjet./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat