Dy shqiptarët qëlluan dhe ndoqën bashkëkombasin e tyre si në filmin F$F8, kjo është arsyeja

Zvicra

Dy shqiptarët qëlluan dhe ndoqën bashkëkombasin e tyre si në filmin F$F8, kjo është arsyeja

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 prill 2017 Në ora: 10:57
Ilustrim

Dy shqiptarë nga Kosova e qëlluan dhe më pas e ndoqën bashkëkombasin e tyre në magjistrale deri te tuneli Baregg, ku vetura e të ndjekurit i shpërtheu në zjarr. Njëlloj si te filmat me gangsterë, shkruan media zvicerane “Aargauer Zeitung”. Vetëm tani është zbardhur rasti nga autoritetet e drejtësisë zvicerane.

“Në Spreitenbach një burrë qëlloi disa herë në drejtim të një veture. Shoferi i dha gaz veturës dhe u arratis. Gjuajtësi tentoi ta ndjek shoferin sëbashku me vëllain e tij. Pak përpara tunelit Baregg, mercedesi i të ndjekurit u pushtua nga flakët dhe në këto momente ai tenton të arratiset me këmbë”, përcjell botasot.info ngjarjen e marsit 2016. Por tani ka Aktpadi për pjesëmarrësit në këtë ngjarje.

“Motivi i ngjarjes nuk është qindpërqind e zbardhur”, thotë zëdhënësja e Prokurorisë së Aargauer, Elisabeth Strebel për Tele M1. “Në e dimë ama se kishte diferenca financiare.” Kjo nënkupton se ata duhet ti kenë pasur probleme të hollash.

Tre të akuzuarit në atë ngjarje, dy vëllezërit dhe shoferi i përndjekur, kishin bërë deklarata të ndryshme gjatë marrjes në pyetje. Dyshime të forta ekzistojnë edhe kundrejt të dhënave të viktimës.  “Gjuajtja me armë është e padiskutueshme,” vijon Strebel. “Por nuk është bash e qartë qëllimi.”

Prokuroria kërkon nëntë vjet burg për gjuajtësin me armë, ndërsa për shoferin e gjuajtësit, gjashtë vjet heqje lirie./Bota sot/

Për t'i shikuar videot klikoni në linqet: https://www.aargauerzeitung.ch/aargau/baden/schiesserei-und-wilde-verfolgungsjagd-am-baregg-es-ging-um-geld-131247038

https://www.aargauerzeitung.ch/aargau/baden/schiesserei-und-wilde-verfolgungsjagd-am-baregg-es-ging-um-geld-131247038

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat