Zvicër: Dëbohet nëna nga dy djemtë e saj, duhet të gjejë strehim të bija e saj në Kosovë

Zvicra

Zvicër: Dëbohet nëna nga dy djemtë e saj, duhet të gjejë strehim të bija e saj në Kosovë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 11:15
Foto arkiv, Gjykata Federale

Një shqiptare nga Kosova, plot 78 vjeçare, pas vdekjes së bashkëshortit kishte dashur pjesën e mbetur të jetës ta kalojë me djemtë në Zvicër, konkretisht në kantonin Schvyz. Megjithatë pas katër vjet qëndrimi ajo dëbohet në Kosovë me pretekstin se nuk përbën rast të rëndë.

“Njëri nga dy djemtë e saj kishte leje qëndrimi të përhershme (Vizë C) dhe kishte aplikuar për kërkesën e bashkimin familjat me nënën e cila erdhi në vendin helvet në 2013. Por Departamenti i Ekonomisë Popullore i Kantonit e hedh poshtë këtë kërkesë. Pastaj si Ekzekutivi i Kantonit, ashtu edhe Gjykata Administrative e vërtetojnë se gruas nga Kosova nuk mund t`i ndahet leja e qëndirmit për të kaluar pleqërinë e saj në Zvicër,” shkruan media zvicerane marchanzeiger.ch.

Çështja më pas dërgohet te Gjykata Federale, e cila përkundër që pranon se 78 vjeçarja ka nevojë për përkujdesje, ajo nuk duhet të mbështetet te djemtë e saj në Zvicër, më shumë sesa te vendi i saj i origjinës.

“Dhjetë kilometra larg vendbanimit të saj në Kosovë jeton edhe e bija,” përcjell botasot.info. Ajo shihet si një mundësi e mirë për nënën shqiptare, sipas Gjykatës Federale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat