Media zvicerane fton emigrantët e Kosovës të futen në politikën zvicerane: Harroni të kaluarën e viteve 90-të

Zvicra

Media zvicerane fton emigrantët e Kosovës të futen në politikën zvicerane: Harroni të kaluarën e viteve 90-të

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 prill 2017 Në ora: 12:18
Flamuri i Kosoves

Shqiptarët e Kosovës janë pak të kyqur në politikën zvicerane. Kjo ka të bëjë me vështirësitë e fillimit të tyre në vendin helvet, shkruan fillimisht “Solothurner Zeitung”.

Ata janë grupi më i madh i emigrantëve në Zvicër. Bëhet fjalë për banorët nga Kosova, të cilët shpallën pavarësinë nga Serbia në 2008. Shqiptarët atje përbëjnë 90 përqind të banorëve.

Emigrantët e parë nga Kosova erdhën në 1964 në Zvicër. Fillimisht punuan në bujqësi dhe më pas në ndërtim. Pas viteve 1980-të emigrantët shqiptarë u shtuan, pasi regjimi i Slobodan Miloshevicit ashpërsoi diskriminimin ndaj këtij komuniteti. Shqiptarët filluan të sjellin familjarët e tyre nga Kosova në Zvicër.

Në 1999 lufta mbaroi mes NATO dhe Jugosllavisë. Kosova u kthye në protektorat të OKB. Mes 200.000 dhe 250.000 shqiptarë jetojnë në Zvicër. Shumica e tyre nga Kosova, përcjell botasot.info. Në 2016 në Kantonin Solothurn jetonin 5534 banorë nga Kosova - pa llogaritur këtu personat e natyralizuar. Akoma shumica e tyre kanë profesione të këqija. Kjo nuk ka të bëjë më me bandat shqiptare të drogës të cilët janë aktivë nga 1990. Megjithatë sipas Sarah Gretler jetojnë 80.000 shqiptarë (prej tyre 50.000) në Zvicër të cilët kanë një reputacion të mirë. Gjithsesi ata atëherë ishin perceptuar si jugosllavë. Gretler është bashkautore e librit  «Kosova-Schweiz, die albanische Arbeits- und Asylmigration zwischen Kosovo und der Schweiz (1964–2000)» (Kosova-Zvicra, puna- shqiptare dhe emigrimi i azilantëve mes Kosovës dhe Zvicrës (1964-200).

Shumë erdhën pa vullnet

Një pjesë e madhe e fëmijëve të emigrantëve janë kyqur në politikë. Me Shpetim Xhemaili (CVP, Trimbach), Kosovare Rrustemi (SP, Derendingen) dhe Perparim Rekaj (FDP, Lohn-Ammannsegg) janë disa nga shqiptarët kandidatë të marsit në Këshillin e Kantonit. Ata nuk kishin gjasa për fitore, por ishin gjithashtu kandidatë të paktë me origjinë të huaj -nga rreth 100 sosh. Kandidatët me rrënjë gjermane dhe italiane mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Sarah Gretler mendon se mos futja e shqiptarëve në politikën zvicerane ka shumë faktorë. Kryesisht ka të bëjë me imazhin e zymtë të viteve 1990-të. Shtuar faktin se kushtet e emigracionit ishin shpesh të pafavorshme. Shumë erdhën  pavullnetshëm dhe bashkimi familjar shpesh ishte i nxituar.

“Çdo fillim është i vështirë përpara se të jetë i lehtë. Duhet t’u japin banorëve të Kosovës më shumë kohë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat