Media zvicerane shkruan për kuriozitetet e Kosovës dhe Rugovën, Gandin e Ballkanit

Zvicra

Media zvicerane shkruan për kuriozitetet e Kosovës dhe Rugovën, Gandin e Ballkanit

Më: 24 prill 2017 Në ora: 21:29
I ndjeri Presidenti Rugova është konsideruar si "Gandi i Ballkanit".

Këtu gjithshka është bërë nga fillimi. Banorët e kryeqytetit të Prishtinës janë kryesisht të rinj dhe krijojnë vetë shansat e tyre, shkruan fillimisht media më e lexuar zvicerane “Blick” e cila e ka titulluar shkrimin: Në pushime "kulerat" nuk kanë nevojë për klube. Ndërsa fotoja e parë e artikullit është me presidentin Ibrahim Rugova për të cilin shkruan: "Presidenti i ndjerë Rugova njihet si Gandi i Ballkanit".

“Neu geboren” (gjermanisht për Newborn) është shkruar me shkronja të mëdhaja në rrugën Luan Haradinaj: Prej në shpalljen e pavarësisë të Kosovës nga Serbia në 2008 është vendosur monumenti i cili simbolizon fillimin e ri. Ai njihet mjaft edhe nga fansat e Rita Orës në klipin e muzikës «Shine Ya Light».

Image
Tanya König në Prishtinë

Shteti i ri

Shteti është i ri dhe prej shpalljes së pavarësisë kanë kaluar nëntë vjet. Rreth një e treta e 1.8 milion banorëve është nën moshën 35 vjet. Çfarë bëjnë ardhmëria e shtetit në kohën e lirë?

Për mëngjes takohem me dy miq në furrën “Bukatore & Cafe” në rrugën Ever Maloku 82. Në kohën kur gjerb çajin e zi, ata më tregojnë se babai i Dua Lipas gjithashtu ka qenë këtu. Këngëtarja pop me rrënjë nga Kosova është botërisht e njohur, ndërsa babai i saj ka pirë kafen e tij këtu.

Kuriozitete

Prishtina me 200.000 banorë është gjithashtu vendndodhja e qeverisë. Në qendrën e saj ndodhet Bulevardi Nënë Tereza. Bulevardi i njohur për shëtitje është emërtuar sipas shqiptares më të famshme, Nënë Tereza - pikëtakimi për të rinjtë dhe të ri. “Kulerat” (gazeta zvicerane e shkruan shqip) parapëlqejnë  “Cafe Dit’e Nat’ ose “Soma”.

Më pas media zvicerane tregon edhe Taverna "Tirona" dhe "Sofra Bezi",  ku mund të shijohet ushqimi tradicional shqiptar. Aty shpesh mund të gjeni muzikë live nga këngëtarët e njohur të estradës shqiptare. Për pushime banorët nuk preferojnë klubet. Ku në vende si Kosova mundësitë janë të limituara, atëherë njerëzit mundohet t’ia dalin vetë, përcjell botasot.info.

Në fund tregohet mundësia më e lehtë për të shkuar në Kosovë përmes aeroplanit nga Zvicra dhe se krahas Prishtinës si qendra kulturore e vendit është Prizreni piktoresk. Qyteti i vjetër i Prizrenit të fton në një shëtitje, përmbyllet artikulli./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat