Blick kritkon ushtrinë zvicerane për humbjet e municioneve, Skëndërbeun dhe nxitjen e eprorit për vrasje

Zvicra

Blick kritkon ushtrinë zvicerane për humbjet e municioneve, Skëndërbeun dhe nxitjen e eprorit për vrasje

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 prill 2017 Në ora: 20:44
Rekrutët shqiptarë me flamurin kombëtar shqiptar

Ushtria zvicerane është polarizuar dhe ka ndikuar në imazhin e saj pas publikimit të një sërë “skandalesh” kohëve të fundit. Rasti më i ri është me fjalimet pa kripë të një eprori ushtarak, shkruan “Blick”.

Ushtria zvicerane kërkon sa më shumë të rinj për rekrutim. Në fillim të vitit ushtria poston fotografi në rrjetet sociale Twitter, Facebook dhe Instagram. Por kjo do shkojë huq nëse vijojnë të dalin skandale të reja.

Kështu është videoja me një epror që bërtet për vrasjen e civilëve. “Ju sapo jeni kthyer nga ushtria dhe tash në shtratin tuaj në shtëpi është shtrirë një burrë tjetër”. Me këto fjalë të folura me tonin tipik ushtarak i nxit një epror i tyre ushtarët në një shesh për qitje me armë. “Mikesha juaj ju pyet: i dashur, përse ke ardhur sot më herët në shtëpi?”.  “Ju çmendeni fare”, u bërtet më tutje eprori. “Mikesha ju thotë se puna nuk është aq keq, sepse kjo ishte hera e parë”. Dhe në fund pyet: “Si reagoni ju?” Ushtarët reagojnë menjëherë me qitje, përcjell botasot.info.

Lexo edhe këtë: Rekrutët shqiptarë ngjisin Skenderbeun në uniformën ushtarake, reagon politika: Është armata zvicerane dhe jo ajo shqiptare

Zëdhënësi i policisë Daniel Reist është i shokuar: “Videoja është pakripë dhe e patolerueshme.” Komandoja kërkon llogari.

Megjithatë videoja nuk është rasti i vetëm. Në shkurt plasi një skandal tjetër pasi disa shqiptaro-zviceranë në uniformën e ushtrisë zvicerane kishin ngjitur emblemën e Skënderbeut dhe Flamurin Shqiptar. Diçka e ndaluar me ligjin zviceran.

Në nëntor 2016 në kazermën ushtarake në Kloten ZH 500 mungonin plumbat. Mbeti e panjohur nëse plumbat ishin humbur, grabitur ose ishin lënë në harresë në ndonjë vend tjetër./Bota sot

Image
Rekrutët shqiptarë ngjisin Skenderbeun në uniformën ushtarake
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat