Arrestohet shqiptari, bënte kërdi në Zvicër

Zvicra

Arrestohet shqiptari, bënte kërdi në Zvicër

Më: 7 maj 2017 Në ora: 12:39
ilustrim

Një 25-vjeçar nga Kosova ka rënë në pranga në Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim nga ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicer. Burime zyrtare nga policia e Kukësit bënë me dije se në pranga ra Benjamin A., banues në Kunushec të Kosovës.

I riu u kap në hyrje të pikës Kufitare të Morinës, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi “shtetas i shpallur ne kerkim nderkombetar. Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn të Zvicrës, më datë 20.03.2017, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat