Shqiptarët zgjasin martesën me zviceranët një vit më shumë sesa obligimi i "marrjes së dokumentave", serbët dhe kroatët disa vite më gjatë

Zvicra

Shqiptarët zgjasin martesën me zviceranët një vit më shumë sesa obligimi i "marrjes së dokumentave", serbët dhe kroatët disa vite më gjatë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 maj 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Statistika zvicerane kanë nxjerë në pah se martesat më të shkurtra në vendin helvet janë mes një zvicerani dhe një shqiptare të Kosovës. Afërmendsh si pasojë e përfundimit të kryerjes së “dokumentave”.

Jeta bashkëshortore në mes të zviceranëve dhe zviceraneve me një person nga Ballkani, dështojnë pas një periudhe të shkurtër. Një gjë të tillë e kanë dëshmuar statistikat e deritanishme në Zvicër, shkruan e përjavshmja zvicerane „Sonntagszeitung“.

Katër vjet është jetëgjatësia bashkëshortore mes një zvicerani dhe një shqiptare të Kosovës, ndërsa pak më e gjatë është në rastin e kundërt. Për ta gjetur “psenë” mjafton të përmendet se pas tre vite martesë, të huajt pajisen me lejeqëndrimin në Zvicër.

Sipas avokatit të specializuar në këtë fushë, Yves Amberg, është shumë vështirë të dëshmohen martesat fiktive. „Po që se dështon martesa binacionale, tek bashkëshorti zviceran zgjohet ndjenja e `keqtrajtimit` nga partneri i huaj për të vazhduar lejeqëndrimin në Zvicër, përcjell botasot.info.

Në krahasim nga martesat mes banorëve të Kosovës dhe Zvicrës, martesat me ruset, ukrainaset dhe serbet zgjasin tre vite më shumë - 7 vjet; ndërsa me kroatët katër vite më shumë - 8 vjet. Për krahasim: martesa mes dy zviceranëve zgjat mesatarisht 16 vite - katër herë më shumë se ajo mes shqiptarëve dhe zviceranëve.

Dështimi i martesave mes zviceranëve dhe të huajve përveç “marrjes së dokumentave” lidhet edhe me mentalitetin e ndryshëm. Popujt lindorë zakonisht janë më konservatorë dhe u frikësohen grave të emancipuara. Veçanërisht problemet e tyre rriten kur fillon çifti të shkojë në punë dhe rreth ndarjes së buxhetit./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat