Mbahet Akademi kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së

Zvicra

Mbahet Akademi kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së

Më: 10 maj 2017 Në ora: 08:48
UÇPMB

Më 14 maj, të dielën në Buchs të Cyrihut, mbahet Akademi kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së.

Njoftohen dhe njëkohësisht ftohen të gjithë bashkatdhetarët kudo që janë, që të marrin pjesë në Akdeminë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, që do të mbahet më 14 maj 2017 në Buchs të Cyrihut, duke filluar nga ora 13.30. Adresa: BOLEROS Club, Dällikerstrasse 33, 8107 Buchs ZH,  Zvicër. 

Prandaj, kemi nderin, që në emër të 28 familjarëve të dëshmorëve dhe në emër të kryesisë së Akademisë Përkujtimore të Ushtrisë Çlirimtare (UÇPMB -së), për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, t`ju ftojmë, që të merrni pjesë në Akademinë Përkujtimore, për nder të 28 Dëshmorëve, Akademi të cilën jemi duke e mbajtur për çdo vjet.?

Prezenca juaj, do t'i nderojë dëshmorët e rënë për liri! Akademia, do të jetë me një program të pasur kulturo- artisikë dhe risi të tjera me musafirë të shumtë dhe me prezencën e veprimtarëve të njohur, si dhe mediat e shkruara dhe ato elektronike. Për info: 079 617 15 62. Ju mirëpresim, që ti nderojmë dëshmorët, familjet e tyre. Hyrja është si zakonisht pa pagesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat