Muzat e Ibrahim Kodrës në Melide

Zvicra

Muzat e Ibrahim Kodrës në Melide

Nga: Beti Kumi , Andi Bica Më: 14 maj 2017 Në ora: 13:27
Beti Kumi, Andi Bica dhe Maria

Treni po shkonte drejt Luganos.  U ndalëm të etur për të zbuluar një qytet të ri për ne si eksplorues me emrin Melide.  Nga dritarja e vagonit kishim parë një tabelë të njohur vlerash të quajtur “Fondacioni Ibrahim Kodra “ ndaj menjëherë zbritëm të njiheshim me surprizën shqiptare pranë liqenit të njohur nga bashkombasit.

Brenda pak minutash pasi kaluam parkun e liqenit e shohim veten pranë një kompleksi banesash ku ndodhej qendra kulturore.  Trokasim dhe pas pak zbret një zonjë e cila vjen e na takon duke na u prezantuar si Maria , bashkudhëtarja e mikut të ngushtë të Ibrahim Kodrës, Behxhet Pacollit.

Mirsjellja e dashamirësia  saj na befasoi duke na e treguar një pamje më entuziaste të udhëtimit buzë liqeneve.

Image

Shëtitëm drejt sallës kryesore ku zhvilloheshin aktivitetet e fondacionit. Pamë disa punë të piktorit të famshëm , por jo vetëm sepse kjo sallë ishte një mini muze me objekte personale të tij si shalle e këpucët e artistit pamor.

Maria na shpjegoi rreth aktiviteteve të shumta kulturore në nivele ndërkombtare, duke përfshirë edhe Shqipërinë,  të cilën e kanë më shumë për zemër, që ata të organizonin here pas here ngjarje dobiprurës në këtë Fondacion. Ata kishin organizuar një ekspozitë me pikturat e fëmijëve me talente të veçanta  me fondacionin Down Sindrome Albania së bashku me punët e artistit Kodra. Maria Pacolli drejtoreshë e fondacionit për fëmijët e botës Ibrahim Kodra , u shpreh se i kishin vendosur punët e fëmijëve së bashku me ato të artistit të madh Kodra, për ti dhënë atyre vëmëndjen e merituar.

Të nesërmen e asaj dite ata kishin organizuar një koncert me artistë lirikë nga Orinburgu i Rusisë ,  të projektit “OPEN OPERA PER SUN CHILDREN”.

Image

Pritshmëria e ngjarjeve artistike me natyrë edhe humane vijon me 100 vjetorit të lindjes vitin e ardhshëm të  “Primitivit të Qytetërimit të ri” personalitetit të piktorit Ibrahim Kodra.  Ura artistike mes popujve evropianë e pikturuar me dashuri nga vizionari Kodra e miku i tij Pacolli ; shihet nga lart ashtu si Zvicra në miniaturë në qytetin e Melides së Luganos për të na treguar si Shën Tereza e Kalkutës  ato “ punëra të vogla që bëhen me dashuri të pambarimtë ...“ .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat