Gjenevë/ Toleranca ndërfetare e shqiptarëve, model për të gjitha komunitetet fetare

Zvicra

Gjenevë/ Toleranca ndërfetare e shqiptarëve, model për të gjitha komunitetet fetare

Më: 20 maj 2017 Në ora: 20:04
Gjenevë

Në Gjenevë u bë përurimi i xhamisë së re “Dituria” të drejtuar nga imamim prof.Rijad Aliu, për komunitetin shqiptar prej mbi 15 mijë personash që jeton e punon atje. Bashkë me autoritetet zvicerane, në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe Skënder Bruçaj, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Naim Ternava, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe përfaqësues nga Maqedonia e Presheva, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Në fjalën e tij, këshilltari administrativ dhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Gjenevës, Thierry Apothéloz, përshëndeti komunitetin shqiptar për hapjen e xhamisë dhe uroi që kjo qendër fetare dhe kulturore të shërbejë për dituri të reja dhe e fqinjësi të mirë. Shqiptarët deri tani, vijoi ai, janë dëshmuar si shembull i tolerancës.

Këtë e theksoi edhe dr. Montasar BenMrad, president i Federatës së organizatave islame në Zvicër, i cili tha se “toleranca ndërfetare e shqiptarëve në Zvicër, bashkë me integrimin e tyre në këtë vend, duhet të shërbejnë si shembull për komunitetet e tjera fetare”.

Image

“Kjo qendër është e themeluar në vitin 2005 në Vernier, nga një grup etnik shqiptarë, të cilët janë shembull i integrimeve”, tha më tej këshilltari administrativ Thierry Apothéloz. “Kjo nuk është vetëm një shoqatë fetare. Ajo është gjithashtu kulturore. Anëtarët e saj organizojnë aktivitete të tilla si turne të futbollit të hapura për të gjithë. Ata gjithashtu japin kurse dhe mësime për gjuhën me të rinjtë shqiptarë, sepse ata e kuptuan se integrimi është bërë më i lehtë falë një sfondi të mirë arsimor dhe një zotërimi të frengjishtesh”, tha Apothéloz.

Tërnava dhe Bruçaj dhanë mesazhe të qarta që mërgimtarët të mos harrojnë gjuhën e tyre, traditat kombëtare si dhe të respektojnë ligjet dhe rregullat e mjedisit ku jetojnë, se vetëm në harmoni mund të ndërtojmë të ardhme të sigurt.

Po ashtu krerët e komuniteteve myslimane nga Kosova dhe Shqipëria kërkuan që shqiptarët të jenë unik dhe shembull i tolerancës ndërfetare, sikurse deri tani, dhe të distancohen nga fenomenet negative që nuk janë traditë e fesë islame dhe e kombit shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat