Bashkëshortja zvicerane grabiti 761 mijë franga për të mbajtur familjen e shqiptarit në Kosovë, arrestohen

Zvicra

Bashkëshortja zvicerane grabiti 761 mijë franga për të mbajtur familjen e shqiptarit në Kosovë, arrestohen

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 maj 2017 Në ora: 15:56
Ilustrim

Në një firmë të qytetit zviceran Klettgau janë grabitur 761.000 franga, pasi janë tërhequr përmes trezorit. Gjykata e Schaffhausen ka marrë vendim të enjten e kaluar.

“Ajo (shitëse) ka bërë gjithsej 204 dërgesa të veçanta vetes dhe bashkëshortit të saj nga Kosova. Paratë janë shpenzuar të gjitha “rrush e kumblla”. Veç kësaj, një pjesë të konsiderueshme e parave u është dërguar familjarëve të bashkëshortit, në Kosovë,” shkruan media zvicerane "ShN.ch".

55 vjeçarja është shpallur e fajshme për shumë akuza që lidhen me veprën penale “larje parash” dhe përvetësim të padrejtë të parave me dy vjet burg, si dhe një gjobë prej 100 frangash për vozitje në të zezë në autobus (!). Gjithashtu ajo duhet t`i mbulojë shpenzimet e gjykimit që janë së paku 7000 franga.

Gjithashtu edhe bashkëshorti i saj është dënuar me 13 muaj me kusht dhe një gjobë prej 1200 frangash, ku përveç larjeve të parave është dënuar edhe për armëmbajtje pa leje, konsumim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim të transportit publik pa biletë. Shpenzimet gjyqësore të tij janë 2500 franga, përcjell botasot.info.

Ajo që ka shpëtuar nga gjithë kjo grabitje është nëna 80 vjeçare e bashkëshortes së shqiptarit. Kjo pasi kishte dyshime nëse ajo e kishte inkurajuar ose jo vajzën e saj.

Nga autoritetet e drejtësisë është vërtetuar se sëpaku 176.000 franga janë dërguar nga Zvicra në Kosovë, përmes çiftit në fjalë.

Çifti ka premtuar se do kthejë borxhin prej 761.000 frangash kompanisë zvicerane, megjithatë hë për hë ata nuk disponojnë para. Zgjidhja e këtij problemi mbetet mister në vete./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat