Tmerri që përjetuan femrat, ja si i trajtonte në mënyrë horror shqiptari të dashurat e tij në Zvicër

Zvicra

Tmerri që përjetuan femrat, ja si i trajtonte në mënyrë horror shqiptari të dashurat e tij në Zvicër

Nga Më 8 qershor 2017 Në ora: 12:10
Gjahtari xheloz: Arton A. dhunoi për spital të dashurat e tij, incizonte porno dhe i përdhunonte.

Të dashurat ai i trajtonte si ndyrësirë: Arton A. e ka rrahur dhe dhunuar ish të dashurën, duke ia kthyer jetën në ferr, shkruan media zvicerane “Blick”.

Arton A. (27) i bënte për vete vajzat dhe më pas kërkonte kontroll total ndaj tyre. Në këtë tmerr kanë kaluar tre vajza, përcjell botasot.info. Më së keqi e ka pësuar partnerja e tij e fundit, N. S.* (31). Njëherë kishte tentuar t’ia marrë frymën me kablin e karikuesit të mobilit, ndërsa vazhdimisht e dhunonte dhe e detyronte për seks. Dhe diçka tjetër: 27 vjeçari ka filmuar viktimat gjatë seksit oral dhe anal.

Familja qëndron pas Aritonit

Të tre ish partnerët kanë përfunduar në spital. Kur ndonjëra prej tyre rebelohej, ai e kërcënonte me familjen e tij.

Kjo mizeri ka zgjatur deri në 2014 - kur Artioni u burgos. Së fundi është dënuar me 4.5 vjet burg. “Unë jam i pafajshëm,” tha ai atëherë. Për shkak të ankesës çështja e tij sot gjykohet nga Gjykata Kantoniale e St. Galler.

Pse ai mendon se është i pafajshëm? “Artoni është i gatshëm për të ndihmuar. Ai është ndonjëherë xheloz, por sigurisht që nuk është dhunues,” tha vëllai i tij Sami A. (30). Babai Avdyl (62) pajtohet me të birin. Familja paraqet krejt tjetër fytyrë.  «N. S. dëshironte me patjetër që ai ta martojë atë. Por Artoni nuk kishte dëshirë, andaj ajo e ka paditur.”

Më thjesht: Artoni është viktimë e drejtësisë. “Gjatë hetimeve kanë ndryshyar aktakuzat për ta dërguar Artonin në burg! Kur nuk e kisha menduar se kjo është e mundur në Zvicër.”

Vendimi ndaj Artonit pritet të merret së shpejti./Bota sot

Image
Simpatik në takimin e parë, brutal në marrëdhënie: Nëse një e dashur nuk e dëgjonte, në lojë viheshin musklat e tij
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat