Gjendet i vdekur një shqiptar nga Kosova në liqenin e Cyrihut, policia kërkon dëshmitarë

Zvicra

Gjendet i vdekur një shqiptar nga Kosova në liqenin e Cyrihut, policia kërkon dëshmitarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 qershor 2017 Në ora: 13:57
Policia zvicerane

Policia e Cyrihut u alarmua pasditen e së mërkurës nga punëtorët e një anije se një karrocë invalidësh ishte e vetme përpara liqenit, duke shtuar dyshimet se pronari i saj ishte futur në liqenin e Cyrihut pranë vendit Tiefenbrunnen.

Thuajse menjëherë erdhi edhe telefonata tjetër se një person ishte gjetur pandjenja nga uji i liqenit, shkruajnë “Blick” dhe “TeleZuri”. Viktimës shqiptar i ishte dhënë ndihma e parë e reanimacionit, por nuk mundi të shpëtojë duke vdekur pak çaste më vonë.

Policia kërkon dëshmitarë

Motivet dhe arsyet e vdekjes së viktimës mbeten të paqarta për policinë, e cila kërkon ndihmën e dëshmitarëve. Siç bëhet me dije viktima është 41 vjeç dhe me origjinë nga Kosova.

Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat