Edhe Medvegja është dhe do të mbetet kuq e zi!

Zvicra

Edhe Medvegja është dhe do të mbetet kuq e zi!

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 00:27
Pergatitja e eventit

Siç dihet, në evenimentet, që i organizon SHH "Medvegja" në Zvicër, marrin pjesë edhe personaitete të ndryshme zvicerane. Është mirë, që t`na nderoni neve medvegjasëve me prezencën tuaj, që është evenimenti i vetëm lirisht mundem të them, që mbahet në natyrë, pra jashtë edhe ate deri në mesnatë. Ejani dhe ju mirëpresim, sot, më 17 qershor dhe nesër më 18 në turnir, ku do të ketë edhe futbollistë të njohur, tha ndër të tjera, z.Zenel Neziri, kryetar i SHH "Medvegja".

Të nderuar bashkëkombas kudo që ndodheni, ju njoftojmë dhe njëherit ju ftojmë, që të merrni pjesë në një eveniment bëmirës, kulturorë e sportivë, që mbahet me vite e vite në mes të Zvicrës.

Image

Medvegjasit ju mirëpresin në spektaklin tradicional humanitarë, koncert dhe turnir të futbollit. Të nderuar bashkatdhetarë të të gjitha trevave shqiptare, kudo që ndodheni, nga zemra, ju ftojmë, që të merrni pjesë në spektaklin tonë tradicional, që do të mbahet më 17 dhe 18 qershor.

Me 17 (e shtune), mbahet koncerti i madh, duke filluar nga ora 19.00 dhe turniri në futboll me datë 18 (e diele), duke filluar nga ora 09.00. Koncerti dhe turniri, kanë karakter humanitarë dhe i dedikohet Medvegjës. Prandaj, pjesmarrja juaj, në koncert apo në turnir tregon apo dëshmon edhe kësaj here, se jemi për Medvegjën.

Ju premtojmë, se do të kaloni shumë mirë. Prandaj, më 17 qershor e shtunë, Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër, mban koncertin e madh tradicional të 22 me radhë nga ora 19.00 te salla e qytetit apo tek stadiumi i Fully-Valis, ndërsa turniri i futbollit zhvillohet të dielën më 18 qershor, duke filluar nga ora 09.00 dhe ekipet mundet të lajmërohen sa më shpejt. Ju argëtojnë këngëtarët Afrim Muçiqi dhe Hidajete Miftari, SHKA “Medvegja” dhe Ansambli Gëzuar Gjenevë.  

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët, pavarësisht se nga cila trevë e atdheut vijnë dhe kudo që jetojnë dhe veprojnë ata. Ejani në mesin e medvegjasëve! Ju mirëpresim!!! Për informata të tjera: 079 637 66 48. Përgaditi: Dashnim HEBIBI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat