Policia ndalon shqiptarët dhe zviceranët që vozisnin tej normave të lejuara me Lamborghinin e huazuar - Bota Sot
Policia ndalon shqiptarët dhe zviceranët që vozisnin tej normave të lejuara me Lamborghinin e huazuar

Zvicra

E mërkurë, 23 gusht 2017

Policia ndalon shqiptarët dhe zviceranët që vozisnin tej normave të lejuara me Lamborghinin e huazuar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 qershor 2017 Në ora: 11:06
Lamborghini i huazuar

Policia zvicerane ka mundur të identifikojë veturën luksoze Lamborghini (shih foton), e cila kishte vozitur tej normave të lejuara në disa fshatra të Zvicrës. Pikërisht në rrugë të banuara ku shpejtësia është tejet e limituar, ata kanë marrë ankesa nga një numër i konsiderueshëm i banorëve.

Pas denoncimeve në polici, kjo e fundit arriti të ndalojë veturën rreth orës 15 në Rüti. Vozitësit ishin  tre persona nga Zvicra dhe Kosova, të moshave 19 deri 40 vjeç. Ata veturën e kishin huazuar.

Policia kërkon nga qytetarët dëshmitarë ose ndonjë incizim eventual të të arrestuarve gjatë vozitjes tej normave në vendbanimet e tyre. Nr i telefonit të policisë: 044 247 22 11./Bota sot

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test