Media zvicerane: Humori ballkanik bën për të qeshur zviceranët

Zvicra

Media zvicerane: Humori ballkanik bën për të qeshur zviceranët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 korrik 2017 Në ora: 15:43
“Projekti ka sjellë gjithshka çfarë duhet të ketë një ballkanas i vërtetë,” thotë Faton Idrizi.

Dy të rinj nga Zvicra lindore kanë korrur sukses me projektin e tyre humoristik, shkruan media zvicerane “20min”.

“Projekti ka sjellë gjithshka çfarë duhet të ketë një ballkanas i vërtetë,” thotë Faton Idrizi. Fjala është për Sabahudin, figura kryesore e projektit, një mesoburrë që kruan dhëmbët, dembel në punë, por gjithmonë dijë të jap këshilla për djalin e tij.

Projekti është krijuar nga Faton Idrizi dhe Aleksandër Gjuric në maj 2016. Ata fillimisht kishin postuar shprehje meme’s për brezin e dytë. “Fillimisht faqja kishte bërë për të qeshur lexuesit e paktë, por së shpejti ne u kthyem në figura mjaft të njohura,” thotë 21 vjeçari. Pas më shumë se një viti ata tani kanë më shumë se 80.000 ndjekës në Facebook dhe Instagram, përcjell botasot.info.

«Diku, të gjithë jemi të ngjashëm»

Sot Gjuric dhe Idrizi ndalohen nëpër rrugë dhe u kërkojnë selfie. Rasti më i njohur është gjatë  “Albani-Fest” në Winterthur. Kjo tregon se ata janë ngritur së shpejti.

Humori i tyre lidhet kryesisht me të huajt nga Ballkani, për të treguar edhe ngjashmëritë mes kombeve të ndryshme. “Ai është serb, unë jam shqiptar,” thotë Idrizi, duke shtuar se humori i brezit të dytë të zviceranëve është i ndryshëm nga vendasit.

“Ne qeshim edhe për gjëra që të tjerët nuk i shohin si humor. Të mos ishte kështu, faqja jonë do ishte tërësisht e pavlefshme.”

Shqiptari dhe serbi tani kanë edhe një mbështetës zviceran: Stefan Büsser. E gjitha ka një qëllim që projekti të vijojë dhe të ketë risi. Faton Idrizi premton se seritë tjera me “Sabahudin”-in do i kënaq kërkesat e fansave të tyre./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat