Zvicër: Çdo i nënti gjerman ka përjetuar diskriminimin, ja kush ndjen më shumë mungesën e vendlindjes

Zvicra

Zvicër: Çdo i nënti gjerman ka përjetuar diskriminimin, ja kush ndjen më shumë mungesën e vendlindjes

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 korrik 2017 Në ora: 16:34
Më shumë se gjysma e të huajve të anketuar janë kryesisht të kënaqur në Zvicër, Foto Samuel Truempy

Pak emigrantë pendohen që kanë ardhur të jetojnë në Zvicër, edhepse një e treta e tyre theksojnë se kanë përjetuar diskriminimin. Këto janë rezultatet e para të një studimi të madh që i disponon “Blick”.

Studiuesit e universiteteve të Neuenburg dhe Gjenevës kanë kërkuar përgjigje për pyetjen: si u shkon të huajve në vendin helvet? Në këtë studim kanë marrë pjesë 6000 persona, por nuk janë marrë në pyetje ata që kanë ardhur si azilantë përpara disa dekadash si pjesëtarët e shteteve ish Jugosllave (ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët) dhe të Lindjes së Mesme.

Përgjigjet theksojnë se nëntë në dhjetë të huaj janë të kënaqur deri në shumë të kënaqur me zhvendosjen e tyre në Zvicër. Më me fat ndjehen austriakët: gjysma e tyre janë tepër të kënaqur me emigrimin në Zvicër.

Por disa të huaj ndjejnë mungesë për mëmëdheun dhe në këtë kategori bëjnë pjesë dhjetë përqind e të huajve. Më shumë dhimbje për vendlindjen kanë portugezët, ndjekur nga francezët, gjermanët dhe austriakët.

Motive dhe interesa të ndryshme

Francezët janë më të lidhur me vendin helvet - po aq sa me mëmëdheun. Më pak të lidhur me atdheun e tyre të ri janë portugezët, ndjekur nga austriakët dhe spanjollët.

Emigrantët nga shtetet jugore të Europës interesohen më pak për politikën zvicerane.

Këto rezultate vijnë se portugezët kanë emigruar nga “nevoja”.

35 përqind e të huajve theksojnë se brenda dy vjetëve të fundit kanë përjetuar sëpaku njëherë diskriminimin kombëtar. Çdo i pesti e ka parë veten sëpaku si pjesë e viktimës raciste, ku kjo shifër te banorët e Afrikës perëndimore qëndron në 75 përqind.

Për nga kombësia gjermanët janë më të prekurit nga diskriminimi. Çdo i nënti gjerman thekson se ka përjetuar diskriminimin, vetëm pse ai vjen nga Gjermania. Mbi diskriminimin religjioz shumë pak emigrantë janë ankuar./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat