Policia e Kosovës arreston vrasësin e dyfishtë, në Zvicër e presin 17 vjet burg

Zvicra

Policia e Kosovës arreston vrasësin e dyfishtë, në Zvicër e presin 17 vjet burg

Nga: Bota sot Më: 27 korrik 2017 Në ora: 13:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Lartë e Solothurnit dënoi me shumë vjet burg dy agresorët e vrasjes së dyfishtë në Oensingen SO, në fund të 2016. Por burgun e krey vetëm njëri nga agresorët, pasi tjetri qëndroi në Kosovë. Së fundi shteti i Kosovës pritet ta ekstradojë agresorin, u tha në njoftimin e policisë zvicerane.

Bëhej fjalë për një armiqësi mes dy familjeve shqiptare. Gjatë verës 2012 dy shqiptarë me pasaportë zvicerane Deme B.* (54) dhe

Image
Bekim B.

* (28) në einen Oensingen SO, qëlluan me armë zjari babain dhe djalin nga një familje armiqësore.

Gjatë procesit gjyqësor ata morrën dënime maksimale: 20 vjet burg për djalin Bekim dhe 17 vjet burg për Deme B.

Por Deme arriti të largohet dhe ai u dënua në mungesë. Gjatë vendosjes së tij në listën e Interpolit, ai arriti të arrestohet nga policia e Kosovës dhe tani pritet të ekstradohet drejt Zvicrës.

Pjesëtarët e familjes së viktimës ndjehen të gëzuar pas arrestimit të tij dhe shpresojnë “që së shpejti të përfundojë në burg.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat