Gjykata e Lausanës kërkon dënim më të ashpër për shqiptarin që vrau gruan

Zvicra

Gjykata e Lausanës kërkon dënim më të ashpër për shqiptarin që vrau gruan

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 korrik 2017 Në ora: 10:31
Gjykata Federale Lausanne

Dënimi me 14 vjet burg për një kujdestar shqiptar nga Gjeneva që ka vrarë gruan e tij është mjaft i vogël. Në këtë përfundim ka ardhur Gjykata e Apelit, andaj çështja duhet të shqyrtohet edhe njëherë nga Gjykata e Gjenevës, shkruan “radio.li”.

Vepra ka qenë shumë më e rëndë e të riut i cili fillimisht i kishte bërë dhurata gruas dhe më pas e kishte planifikuar vrasjen e saj, përcjell botasot.info. Argumenti i autoriteteve të drejtësisë zvicerane mbështetej se në të njëjtën kohë me 14 vjet burg mund të dënohesh për grabitje. Andaj ky dënim është shumë i lehtë, shkruan në letrën e Gjykatës së Apelit në Lausanë.  

Gjykata duhet ta dënojë maksimalisht këtë burrë i cili ka vrarë me gjakftohtësi dhe kundrejt parave një grua, përcjell botasot.info. Edhe dënimi i dy bashkëpunëtorëve me shtatë dhe nëntë vjet burg është i vogël për Gjykatën. Vrasja ka ndodhur në shkurt 2012, ku gruaja mbeti e vdekur nga një sulm me thikë në shpinë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat