Blick: Zvicra është e kudondodhur në rrugët e Kosovës, ja biznesi i frytshëm i manaferrave

Zvicra

Blick: Zvicra është e kudondodhur në rrugët e Kosovës, ja biznesi i frytshëm i manaferrave

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 gusht 2017 Në ora: 15:16
Pamje nga video

Media më e klikuar zvicerane “Blick” është rrugëve të Kosovës për një javë. Ajo shkruan: “Gjithkund vërehet se pa diasporën shqiptare, vendi i vogël ballkanik do kishte një problem të madh.”

Zvicra është e kudondodhur në rrugët e Kosovës. Bizneset reklamohen me flamurin zviceran - nga studiot e masazherëve deri te shitoret e armëve. Rrugët janë përplot me vetura luksove dhe me targa CH. Të huaj e Kosovës emërtohen «Schatzis» nga vendasit. Kjo ka një arsye të madhe!

Diaspora e Zvicrës është e një rëndësie jetike për vendin. 200.000 shqiptarë të Kosovës banojnë në Zvicër ose 10 përqind e popullatës së Kosovës! Çdo vit sipas të dhënave zyrtare, zviceranët e Kosovës dërgojnë 175 milion franga drejt vendlindjes. Nga firmat zvicerane kjo shifër është 65 milion franga çdo vit.

“Investitorët zviceranë janë burimet më të rëndësishme për investimet direkte,” thuhet në ambasadën e Kosovës.

200 firma me pronarë zviceranë janë zhvendosur në vendin e vogël ballkanik nga 2003. Vitin e fundit Zvicra importoi nga Kosova 17 milion franga mallra - 50 herë më shumë sesa përpara dhjetë vitesh. Më në trend janë prodhimet bujqësore - të cilat janë një e katërta e eksporteve në Zvicër. Një produkt me përfitime të mëdha janë manaferrat, përcjell botasot.info.

Dy persona që kanë investuar në këtë fushë janë Joachim Lichtenhahn (31) nga ëinterthur ZH dhe Besnik Etemi (31) nga Zürich: Ata prodhojnë kryesisht manaferra të thata.  «Gjyshi im Sali (93) ka në pronësi tokën», sqaron Etemi. Një investitor tjetër në fushën e manaferrave është edhe Armend Malazogu  (43). Diçka tjetër që të lë përshtypje në Kosovë: shumë flasin gjermanisht. Andaj këtu ka shumë biznese me Callcenter ku më e njohura është Baruti – me 200 punëtorë dhe me tendencë ngritjeje. Ajo është themeluar nga brezi i dytë i shqiptarëve në Zvicër. Pagesa që ofron ky biznes është 500 euro, e mjaftueshme për ekonominë vendase.

«Schatzit» ofrojnë para edhe si turistë. Rreth 100.000 zviceranë udhëtojnë çdo vit drejt Kosovës. Shifrat e agjencive të fluturimeve janë bile edhe më të mëdha. Edelëeiss ka 670 fluturime çdo vit mes dy vendeve. Easyjet shkojnë deri 1001 fluturime për një vit – kjo do të thotë 150.000 pasagjerë!

Institucionet zviceranë shfrytëzojnë boshllëkun

Nga ana financiare, kreditet e bankave të Kosovës janë shumë të shtrenjta. Kjo është shfrytëzuar nga bankat zvicerane si Cembra Money Bank, Cashgate dhe Bank-noë, që ofrojnë kredite me interes më të ulët.

Kreditet nuk jepen direkt nga bankat, por nga ndërmjetësi Lulzim Aliu (53) në kuadër të Cembra Money Bank. Ai u ka ofruar 28.000 klientëve shqiptarë një shumë të përbashkët prej një miliardë franga.

“Një vend që ka kaluar nga lufta, ka nevojë për para për tu rikonstruktuar,” thotë Aliu në një intervistë.

Ka edhe anë të errta. “Nga të rinjtë secili kërkon të largohet,” thotë kamarieri Ademi (23). Rroga e tij mujore është më e ulët se 300 euro. “Kjo shifër është e mirë për këtu,” mendon ai. Megjithatë paradat vjetore të BMW, Audi dhe Maserati nga diaspora na bëjnë xheloz - edhe pse

Në Kosovë askush nuk dëshiron ti zemërojë «Schatzis»!/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat