Kantoni i Kosovës: Lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Zvicrës

Zvicra

Kantoni i Kosovës: Lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Zvicrës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 gusht 2017 Në ora: 15:49
Ilustrim

Për Kosovën Zvicra nuk ka rëndësi jetike vetëm për ekonominë, por edhe për politikën. Kështu vendi helvet ishte ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës në shkurt të 2008, shkruan media e njohur zvicerane “Blick” në kuadër të serive me artikujt të emërtuar “Kantoni Kosova”.

Nga 2005 Zvicra ka qenë fuqishëm për një ndarje të Kosovës nga Serbua - me shpresë për një stabilitetit në rajonin e dhunshëm. Gjatë Luftës së Kosovës numri i azilantëve ishte shpërthyes: 53.000 refugjatë aaritën Zvicrën. Në krahasim me popullatën, Zvicra priti thuajse më shumë refugjatë sesa të gjitha vendet tjera të Europës.

Sot ka disa marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Zvicrës. Bashkëpunimi lidhet kryesisht me riatdhesimin e azilantëve të refuzuar, në luftën kundër krimit dhe në financë dhe tatimet.

Lexo edhte: Blick: Zvicra është e kudondodhur në rrugët e Kosovës, ja biznesi i frytshëm i manaferrave

Ushtria zvicerane është prezence në Kosovë në kuadër të KFOR-it që nga 1999. Kjo ka kushtuar rreth 700 milion franga për Sëisscoy.

Presidenti Hashim Thaçi dhe ndjekësit e tij kanë lidhje të ngushta me Zvicrën. Thaçi erdhi në Zvicër në 1994, duke jetuar disa herë si refugjat. Ai ishte anëtar i UÇK, ku mblidhte para në Zvicër dhe rekrutonte luftëtarë, përpara se ai në 1998 të kthehej në Luftë.

Nga kjo prapaskenë, deputeti i Tessinit Dick Marty, gjatë 2010 dha një raport ku akuzonte krerët e UÇK për trafikimin e organeve njerëzore gjatë Luftës së Kosovës.  Akuza, që janë mbështetur më vonë nga një grup ndërmjetësuesish europianë. Hetimet deri këtu kanë ardhur poashtu nga një zvicerane: Carla Del Ponte, shefja e Tribunalit të Hagës. Në librin e saj, ajo ka shkruar për herë të parë për trafikimin e organeve njerëzore në 2008. Dënime juridike deri tani nuk ka pasur. Por në fillim të vitit është themeluar Gjykata Speciale, ku puna e saj është hetimi për krimet e mundshme gjatë luftës./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat