Media zvicerane: Katër histori suksesi nga Kosova - Bota Sot
Media zvicerane: Katër histori suksesi nga Kosova

Zvicra

E martë, 22 gusht 2017

Media zvicerane: Katër histori suksesi nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 gusht 2017 Në ora: 11:56
Biznesmenët zviceranë me rrënjë në Kosovë

Biznesmenët zviceranë me rrënjë në Kosovë, shohin me optimizëm të ardhmen: ata janë kthyer në vendlindjet e prindërve të tyre dhe kanë hapur vende të shumta pune - si dhe krijojnë shpresë për një të ardhme më të mirë, shkruan portali zviceran “Watson”, duke përmendur katër histori suksesi.

Luftë, varfëri, kriminalitet: edhe nëntë vjet pas pavarësisë dhe 18 vjet pas luftës, Kosova ka imazh negativ jashtë shtetit. Edhepse vendi ka përparuar në infrastrukturë dhe stabilitetin politik, korrupcioni dhe papunësia janë sëmundjet që zbehin perspektivën e të rinjve.

Por kjo është luftuar falë zhdërvjelltësisë së biznesmenëve zviceranë me rrënjë në Kosovë - ata shfrytëzojnë lidhjen e aftësive të tyre për biznes dhe të rinjve të etur për punë, për të lejuar frymimin e optimizmit në shtetin më të ri të Europës. Në vijim janë katër historitë e suksesit.

Image

Drenushe Shala (27) sëbashku me tre persona tjerë ka krijuar një frimë Call-center me një kapital të investuar prej 60’000 frangash. Sot firma ka qarkullim prej miliona eurosh dhe 328 punëtorë. “Prindërit e mi kanë rrezikuar jetën nga largimi përpara luftës, si sot refugjatët përmes Detit Mesdhe,” thotë Shala, e cila kur kujton këtë histori vijon, “Çfarë kam për të humbur? Nuk mund të humbësh më shumë sesa jetën tënde.”

Valon Asani (28), i cili nga Zvicra ka hapur një biznes të suksesshëm IT në Prishtinë (CEO),  sot ka 25 punëtorë sëbashku me partnerët Eduard Luta dhe Ilir Trstena. Në punën e tij të programimit ka nevojë për njohje të mirë të gjuhës angleze dhe gjermane, dhe në rast se ndonjë punëtor nuk e njeh mirë, atëherë 28 vjeçari e dërgon në ndonjë kurs.

Enver Haliti dhe Avni Beqiraj kanë zgjedhur për të investuar në Kosovë në vend të Azisë. Pasi kanë vizituar disa lokacione në Kosovë, në bashkëpunim me KIESA, ata kanë bindur investitorët zviceranë që të hapin biznesin e tyre në Ferizaj.

“Në fillim, kur edhe filloi prodhimi në 2010-ën, ishin ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike që ka qenë problemi kryesor dhe procedurat doganore që nuk kanë qenë shumë të qarta”, tregon për historikun e MECATYP-KS. “Me kalimin e kohës, këto barriera janë eliminuar dhe sot një investitor e ka shumë më lehtë. Tanimë kemi një sistem shumë më të lehtë doganor dhe tatimor. Kemi rritur edhe prodhimin, ngase në vitin 2010 patëm filluar me dy makina dhe 3 punëtorë, tashmë kemi 6 makina të prodhimit dhe 18 punëtorë”, tha Haliti.

Image

Arber Lleshi: “Fëmijët tanë duhet të ndryshojnë gjithë sistemin arsimor”

BONEVET e themeluar nga Vllaznim Xhiha është një qendër komuniteti jo–fitimprurëse ku njerëzit mblidhen për të ndarë burimet dhe njohuritë, të punojnë në projekte, të zgjerojnë rrethin shoqëror dhe të krijojnë. Ështe një kombinim jo formal i një laboratori, një punishtjeje dhe një salle konferencash, e cila inkurajon eksplorimin “hands-on”, duke siguruar burime të cilat zakonisht nuk janë të disponueshme për individët të cilët punojnë vetëm. Përmes kësaj ne duam të rrisim një komunitet vibrant (të gjallë) që ndajnë ide dhe burime në mes tyre si krijues.

Xhiha kishte shkuar në Zvicër në 1985, ku sëbashku me gruan e tij kishte jetuar 25 vjet; përpara se të kthente në Kosovë. Ai kishte krijuar një biznes në Tessin, kur në 2012 e kishte shitur për 170 milion franga. Prej atëherë ai angazhohet në Kosovë.

«If you can imagine, you can make it»,është motoja e tyre, ndërsa në dy vjet e gjysmë kurset e tyre janë ndjekur nga 900 “makers”. Arbër Lleshi tregon se “gjithë sistemi ynë arsimor duhet të ndryshohet, ndërsa në kurset tona të trajnimit ka risi dhe kërkësa për pyetje kritike.”

Filantropi Vllaznim Xhiha ka plane më të mëdha me zgjerimin e Bonevet. Nga shtatori objektin i dytë do hapet në Prishtinë, ndërsa më pas do orientohet drejt Prizrenit dhe Pejës./Bota sot

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test