Jetonte prej 34 vitesh në Zvicër, babai dëbohet drejt Kosovës, ja arsyeja

Zvicra

Jetonte prej 34 vitesh në Zvicër, babai dëbohet drejt Kosovës, ja arsyeja

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 16:33
Zvicër

Një 34 vjeçar nga Kosova jetonte prej lindjes së tij në Zvicër. Prej kur kishte mbushur 14 vjet ai vlente si problematik dhe kishte dalë përherë të parë përpara Gjykatës, më pas do e ndjeknin 25 akuza për shkelje ligjore. Tre herë ishte paralajmëruar për dëbim, herën e fundit përshkak të borxheve administrative prej mbi 85.000 frangave, shkruan “Luzerner Zeitung”.

Në intervalin kohor prej 2010 deri 2012 ai ishte marrë me shitblerjen e kokainës prej 1,625 kilogramëve dhe kishte fituar rreth 34 000 franga. Gjykata e Krimeve të Rënda në Luzern në qershor 2013 e dënoi me 33 muaj burg, për shkak të kontrabandës së lëndeve narkotike. Pavarësisht se ai kishte mbajtur vetëm gjashtë muaj burg, ai ishte përfshirë përsëri në shitblerjen e lëndëve narkotike.

Në bazë të kësaj historie kriminale, 34 vjeçari ishte dëbuar nga Zvicra për dhjetë vitet e ardhshme, që solli ankimimin e tij në Gjykatën Federale Zvicerane. Në ankesën e tij ai thekson se nuk është marrë më drogë prej 2012 dhe se ka qenë punëtor. Ai ishte përpjekur për të paguar borxhet e tij, ndërsa në të njëjtën kohë ishte martuar (shkurt 2013) dhe 15 muaj ishte bërë baba i një djali. Familja e tij ka nënshtetësi zvicerane dhe dëbimi i tij prej dhjetë vitesh është e rëndë për relacionin babë-e-bir.

Por këta argumente nuk bindën Gjykatën, duke e vërtetuar dëbimin e tij prej dhjetë vitesh. Për shkak të përsëritjes së shumë krimeve, “është në interesin publik zviceran, që ai të qëndrojë larg”.

Kjo nuk merr parasysh edhe marrëdhëniet familjare, pasi prindërit ishim martuar dy muaj pas lëshimit të tij nga burgu. Ata e kishin ditur dhe ishin informuar se ishin rrezikuar nga dëbimi i 34 vjeçarit. Pra çifti duhet ta kenë menduar planifikimin familjar. Gjithashtu gruaja dhe fëmija janë të lirë të udhëtojnë drejt Kosovës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat