"Luzerner Zeitung": Sot fillon procesi kundër paketës me bombë te “Bota sot” - Bota Sot
"Luzerner Zeitung": Sot fillon procesi kundër paketës me bombë te “Bota sot”

Zvicra

E enjte, 14 dhjetor 2017

"Luzerner Zeitung": Sot fillon procesi kundër paketës me bombë te “Bota sot”

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 gusht 2017 Në ora: 09:49
Foto arkiv nga Michele Limina

Prej sot përpara Gjykatës Federale në Zvicër duhet të përgjigjet një 41 vjeçar me shtetësi maqedonase-zvicerane, i cili, “akuzohet për vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë.” 41 vjeçari duhet të ketë dërguar paketën me bombë në redaksinë e gazetës shqiptare “Bota sot” me seli në Cyrih, shkruan “Luzerner Zeitung”.

Më pas media e njohur zvicerane shkruan se nën kamoflazhën e “dhuratës së verës” ishte fshehur një “granatë shpërthyese ruse”. Granata nuk shpërtheu falë hapjes anësore nga shefi i “Bota sot”, që më pas u çmontua nga forcat e policisë.

Në fund media zvicerane shkruan se i akuzuari është gjetur pas 15 vitesh, falë një përleshje në një lokal kërcimi në Cyrih, gjatë dhjetorit 2016. “Gjurmët e ADN të njërit nga pjesëmarrësit në atë natë, përputhej me ato të ndodhura në paketën e bombës.”

Nuk dihet dënimi që është kërkuar nga Prokuroria, ndërsa vendimi përfundimtar do merret në 20 shtator 2017./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test