Mediat zvicerane zbulojnë: Prokuroria kërkon 11 vjet burg për Jeton L.

Zvicra

Mediat zvicerane zbulojnë: Prokuroria kërkon 11 vjet burg për Jeton L.

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 gusht 2017 Në ora: 12:48
Për më shumë se 14 vjet, policia federale kërkoi gjetjen e dërguesit të bombës. Nga rastësia ai u kap nga grupi hetimor.

Një paketë e pazakontë, e rëndë 2.7 kilogram, ishte dërguar me postë në shtator 2002 drejt redaksisë së gazetës shqiptare «Bota Sot». Në brendësi të saj ndodhej një granatë, e cila duhej të shpërthente gjatë hapjes. Megjithatë nuk shkoi sipas planifikimit, shkruan "Blick".

Image
Jeton L. akuzohet për vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë

Prokuroria sot (e enjte) e ka bërë të qartë se kërkon 11 vjet burg për të akuzuarin, zvicerano-maqedonasin Jeton L. (41). Akuza: vrasje e shumëfishtë e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë hapjes ndodheshin 12 persona në afërsi

I akuzuari kishte shkuar me metodë “perfide dhe të poshtër”. Gjatë dërgesës së paketës të kamofluar si dhuratë me verë në 26 shtator 2002, 41 vjeçari nuk kishte pasur më ndikim mbi të.

Image
Mbi paketë shkruante e besueshme

Ai nuk mund ta dinte se kush mund ta hapte paketën. Për gjithë personat në një rreze prej 9 metrash, shpërthimi mund të rezultonte vdekjeprurëse. Që kjo nuk ndodhi duhet të falenderohet “Rastësia”, vijonte më tej Prokuroria. Gjatë hapjes së paketës në afërsi ndodheshin 12 persona.

Për shkak të armëmbajtjes pa leje, të një pistolete dhe municioneve, Jeton L. duhet të gjobitet me 60 ditë pune me pagesë 90 franga.

Image
Paketa e bombës nga brenda. Këtu vendosi Jeton L. granatën shpërthyese ruse “Typ F1”

Çfarë thotë Jeton L. për motivin?

I akuzuari (41), një shtetas i Maqedonisë dhe Zvicrës, ka pranuar se ka konstruktuar paketën me bombë, por me këtë nuk dëshironte të lëndonte askënd. Si arsye të “Paketës me bombë” shtetasi i dyfishtë jepte një sqarim “tmerrësisht emocional” mbi masakrimin e popullatës civile gjatë Luftës së Kosovës.  «Bota sot» kishte publikuar të dhëna mbi rrugët e refugjatëve që kishte shkaktuar masakrat, sqaronte ai.

Image
Granata ruse Typ F1

Një gjurmë e ADN kishte zbardhur rastësisht dorasin pas 15 vitesh. Granatën e dorës Jeton L. e kishte marrë si dhuratë gjatë pjesëmarrjes së tij në luftën e UÇK./Bota sot

Image
Konstrukcioni i paketës kryer nga Prokuroria
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat