Prokurori zviceran: Bashkim L. nuk mund të jetë arratisur në Kosovë, jemi vonë - Bota Sot
Prokurori zviceran: Bashkim L. nuk mund të jetë arratisur në Kosovë, jemi vonë

Zvicra

E martë, 12 dhjetor 2017

Prokurori zviceran: Bashkim L. nuk mund të jetë arratisur në Kosovë, jemi vonë

Nga: Bota sot Më: 6 shtator 2017 Në ora: 15:47
Pamje nga videoja

Bashkim L., shqiptar nga Kosova, është arratisur nga burgu qendror i Freibiurge në Zvicër. Sipas “Blick” 35 vjeçari cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë. Ai u arratis mëngjesin e së shtunës mes orës 2 dhe 3 dhe rojtarët e burgut nuk e kishin vërejtur.

“Ai ka pasur mbështetje nga jashtë,” theksoi prokurori gjeneral Fabien Gasser, të martën për “Blick”. “Dikush i ka dhënë atij një celular.” Nëse atë e priste ndokush jashtë burgut, kjo nuk është qartësuar akoma. Kamerat e kanë kapur atë duke ecur në këmbë, por mundet që më vonë të ketë hipur në veturë.

35- vjeçari ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e një shqiptari nga Kosova, por që jetonte në Itali, 36 vjeç, pas përplasjeve mes dy klaneve familjare.

Policia zvicerane thekson se është vonë dhe tani është ngritur një alarm ndërkombëtar, pasi Bashkimi mund të jetë larguar jashtë territorit helvet. “Ai sigurisht nuk është larguar në Kosovë, pasi atje është një vend i rrezikshmë për të. Familja e viktimës mund të kërkonte gjakmarrje,” theksojnë nga drejtësia zvicerane.

Nëse ndokush shikon ndonjë person me ngjashmërinë e fotografisë së publikuar nga policia, lutet që të kontaktojë mënjeherë këtë të fundit në numrin 117./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test