Kryetari i Bujanocit vizitoi selinë e SHH „Medvegja“ në Zvicër

Zvicra

Kryetari i Bujanocit vizitoi selinë e SHH „Medvegja“ në Zvicër

Nga: Dashnim Hebibi Më: 11 shtator 2017 Në ora: 11:18
Kamberi vizitoi selinë e SHH „Medvegja“ në Zvicër

Kryetari Kamberi i shoqëruar nga Agron Rahimi, përfaqësues i diasporës shqiptare të komunë së Bujanocit dhe Rafet Ademi, nënkryetar i Shoqatës Kulturore „Jehona“ me seli në Zvicër, bashkëbiseduan me medvegjasit ashtu si vëllezër për shumë tema të ndryshme, e sidomos për Medvegjën.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë së shtunës dhe së dielës, qëndroi në Zvicër, ku takoi shumë bashkëkombas të Komunës së Bujanocit e më gjerë, por pa harruar edhe mërgatën shqiptare të Medvegjës, konkretisht selinë e SHH „Medvegja“ me qendër në Fully, ku u prit nga kryesia e shoqatës dhe veprimtarë të tjerë medvegjas që jetojnë në Zvicër. Kryetari Kamberi i shoqëruar nga Agron Rahimi, përfaqësues i diasporës shqiptare të komunë së Bujanocit dhe Rafet Ademi, nënkryetar i Shoqatës Kulturore „Jehona“ me seli në Zvicër, bashkëbiseduan me medvegjasit ashtu si vëllezër për shumë tema të ndryshme, e sidomos për Medvegjën, duke e ditur se në çfarë gjendje është ajo trevë. Kryetari i SH „Medvegja“, z.Zenel Neziri, i uroi mirëseardhje kryetarit dhe shoqëruesve të tij, duke falënderuar nga zemra në emrin e tij, të kryesisë dhe anëtarëve të shoqatës. Ai ndër të tjera, pasi e njoftoi edhe për domethënien e llogos së shoqatës dhe për punën përmes disa fjalëve, të veprimtarisë së kësaj shoqate ndër vite, hiq më pak, se mbi 32 vjet punë humanitare, jo pa emocione, tregoi se, shoqatën tonë e kanë vizituar personalitete të ndryshme kombëtare, duke u nisur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, e miqë zviceranë, deri te kryetar partishë, deputet e kryetar komunash, e personalitete të ndryshme të shoqërisë zvicerane, por kryetar nga Komuna e Preshevës apo Bujanocit, nuk kanë pritur në seli të kësaj shoqate. Prandaj, për shumë e falënderoi, duke shpresuar, se tash e tutje, do të kenë një bashkëpunim edhe më të madh për të mirën e asaj treve, duke e ditur, se medvegjasit, padyshim, se sytë dhe shpirtin e kanë të kthyer edhe nga këto dy komuna e Bujanocit dhe Preshevës. Kryetari i Komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberi, pasi falënderoi për mikëpritjen e ngrohtë vëllazërore, ai e njoftoi për situatën aktuale në Bujanoc dhe në përgjithësi në Luginë të Preshevës. Ai ndër të tjera tha: „Për kontributin e kësaj shoqate në të mirë të përgjithshme sigurisht se jemi të njoftuar, por kemi pasur edhe takime në Bujanoc me të parin e shoqatës, por edhe me anëtarë të tjerë të kryesisë së kësaj shoqate. Puna e juaj padyshim, se është e shenjtë dhe mirënjohëse. Të gjithë Ju që jeni në shoqatë, e dijmë mirë, se keni edhe obligime të tjera me që po jetoni larg atdheut, por nuk e keni harruar asnjëherë ate tokë shqiptare. Keni kontribuar jo vetëm në Medvegjë, por edhe për trevat tjera shqiptare. Nuk duhet harruar edhe për të falënderuar shtetin mikë të kombit tonë Zvicrën, që u ka mundësuar bashkëpunim e besa edhe ndihmë. Kjo është një pasuri e veçantë, kur keni miqë të shumtë zviceranë. Është shumë e mirë, që të jeni në kontaktë të vazhdueshme me miqë zviceranë dhe që të bashkëbisedoni me ta, që të investojnë edhe në trevat tona. Ato treva kanë probleme të ndryshme, ju e dini, por të investoni në atdhe është më së e nevojshme. Kemi mundësi të bashkëpunojmë me Ju, Ju ishit e do të mbeteni arteria kryesore e së mirës edhe për ato treva. Diaspora shqiptare ka kontribuar shumë dhe po kontribuon edhe vazhdimisht, por mos harroni, është më së e natyrshme, të investoni në atdhe. Të gjeni miqë zviceranë, që të investojnë, sepse janë mundësitë e mira për të bashkëpunuar. Unë e kam parë dhe e shoh, se ju jeni unikë nëmes veti, kjo është një punë e madhe.

Ku ka më mirë, se ti shohësh edhe dy ish kryetarët e shoqatës, Ismet Selmani dhe Zejnullah Namani. Pra, tre kryetarë, së bashku.

Image

Kjo tregon, se tek ju, ka mirëkuptim dhe do të ketë përgjithmonë, sepse vetëm bashkimi e bënë fuqinë. Ato tre komuna dihen se si janë, kemi pritur dhe po presim vazhdimisht, që edhe shteti Shqiptarë të na ndihmojë, pastaj ai i Kosovës, por nuk është dhënë ndihma e nevojshme. Sikur të kishim ndihmën e dy shteteve, sigurisht se do të ishim shumë më mirë. Komuna jonë me ate buxhet që ka, nuk mundet të kryejë të gjitha kërkesat që janë nga banorët e asaj ane e do të duheshin të kryeshin në komunën tonë. Por, ju them shumë sinqerisht, kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi dhe po shkojnë punët mirë. Rezultatet e mira po shihen dhe do të shihen edhe në të ardhmen“. Kryesia e Shoqatës, z.Fadil Selmani, sekretar i SHH „Medvegja“, pasi falënderoi shumë kryetarin për këtë vizitë, foli edhe për shumë probleme që janë në Medvegjë. Ai tha, se Presheva e Bujanoci, munden të kontribuojnë edhe më shumë për ato treva, duke e ditur, se si është popullsia në ato dy komuna. Ne si shoqatë, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ishim e do të jemi edhe në të ardhmen. Kjo vizitë do të jetë vërtet e paharruar“.

Image

Me këtë rast, pas një bashkëbisedimi miqësor, kryesia e SHH „Medvegja“, i ndanë një mirënjohje kryetarit për mbështetjen e vazhdueshme të punës së Shoqatës dhe i dhuruan një monografi të Shoqatës „30 vjet në shërbim të kombit“, monografi, që është promovuar nëpër qendra të ndryshme të europës e deri në Nju Jork. Monografi që tregon me fakte, se kjo shoqatë, nuk është ndalur kurrë për trevat shqiptare, me ndihma të shumta. Krejt në fund të kësaj vizite, kryesia e SHH „Medvegja“, bënë edhe foto kujtimi me të parin e Bujanocit dhe shoqëruesit e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat