Zvicër: Aksidentoi për vdekje vajzën e dehur të shtrirë në mes të rrugës, më në fund lirohet Myrta A.

Zvicra

Zvicër: Aksidentoi për vdekje vajzën e dehur të shtrirë në mes të rrugës, më në fund lirohet Myrta A.

Nga: Bota sot Më: 22 shtator 2017 Në ora: 12:02
Myrta A. (45) me avokatin (majtas) dhe bashkëshortin e saj në rrugën drejt Gjykatës së Qarkut Frauenfeld. Kjo më vonë e liroi nga akuzat për vrasje të pakujdesshme. MARCEL SAUDER

Ndodhi një mëngjes të diele përpara dy vjetësh: Furrtari Myrta A. (45) duhej të shpërndajë bukët - dhe padashur shkeli për vdekje Lukas B. (26). Kjo e fundit pas një party kishte rënë e dehur në mes të rrugës.

Është e enjte, ora gjashtë e mëngjesit. Rruga Kantonsstrasse 8 është e bllokuar dhe po paraqitet skena e dy vjet më parë. Një veturë Peugeot e bardhë udhëton drejt Neunforn TG dhe mbi rrugë ndodhet një kukull plastike. Ngjarjen e sheh nga afër gjykatësja Christine Steiger. Është rikonstruimi thuajse identik i ngjarjes ku vdiq Lukas B.* (26).

Viktima vdiq në vendngjarje

Viktima ishte në një party dhe përgatitej të shkonte të gjyshja e saj që banonte aty afër. Por kjo nuk ndodhi, pasi e 26 vjeçarja e ndjerë u shtri në rrugë për të fjetur. Aty kaloi shoferi fatkeq Myrta A. i cili me 60 kilometra në orë e aksidentoi atë për vdekje. 60 vjeçari fatkeq më vonë do thoshte rreth ngjarjes se ai: «Në kohë të gabuar në vend të gabuar!»

Por pavarësisht se ajo që i ndodhi shoferit Myrta mund ti ndodhte gjithsecilit prej nesh, fillimisht ai u dënua me 100’000 franga dëmshpërblim për familjen e viktimës. Më pas Gjykata vendosi: Liri! Por pas rikonstruimit të ngjarjes dhe testit të udhëtimit, gjykatësja zvicerane Steiger bindet se nuk kishte pasur shansë që të evitonte vdekjen 45 vjeçari. Kjo pasi, e dehura në një farë forme kishte tentuar të vëtëvritet.

“Jo për çdo fatkeqësi, mund të bëhet ndokush përgjegjës,” ishte vendimi i fundit i Gjykatës. Kjo e bëri të shpërthejë në lot nënën e Lukas B../Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat