Ngriten 9,755.23 Franga Zvicerane në ‘Darkën e Diasporës’ për Nënat dhe Fëmijët e Kosovës - Bota Sot
Ngriten 9,755.23 Franga Zvicerane në ‘Darkën e Diasporës’ për Nënat dhe Fëmijët e Kosovës

Zvicra

E hënë, 18 dhjetor 2017

Ngriten 9,755.23 Franga Zvicerane në ‘Darkën e Diasporës’ për Nënat dhe Fëmijët e Kosovës

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 18:46
Darka e Diasporës

U përmbyll me sukses ngjarja e parë ‘Darka e Disaporës’ e cila u organizua nga fondacioni ‘Aksioni për nëna dhe fëmijë’ (ANF) dhe orgaizata ‘Solidar Suisse’ në lokalin Eni’t të Cyrih-ut, Zvicër, mbrëmjen e 29 shtatorit, 2017. Kjo mbrëmje u organizua me qëllimin e ngritjes së fondeve nga Diaspora jonë për mbështetjen e nënave dhe fëmjëve në Kosovë.

 ‘Sonte u drejtohem sidomos bashkëkombësve të mi këtu në Zvicër: përkraheni këtë aksion, secili prej jush dhe secili sipas mundësive që keni. Vendet tona të origjinës kanë nevojë për ndihmë të gjithanshme. Por, më së shumti kanë nevojë për ndihmë fëmijët dhe nënat’, theksoi Prof. Dr. Omer Dzemali, njëri ndër 100 kokat e ndritura të Zvicrës, njëherit folës i darkës.

Image

Mbrëmja u pasurua me një program të plotë ku përveq fjalimeve u shfaq edhe një dokumentar i fondacionit dhe punës së realizuar deri më tani në Kosovë, ku më pas musafirët vazhduan shoqërimin nën tingujt e muzikës së vjetër qytetare.

‘Ne besojmë që secila nënë dhe secili fëmijë ka të drejtën për një jetë cilësore dhe të shëndetshme. Kemi ardhur këtu për t’ju takuar, për t’ju treguar mbi punën e fondacionit tonë që është ndër më transparentët në Kosovë si dhe për t’kërkuar ndihmën tuaj ashtu qe t’shpëtojmë më shumë jetë nënash e fëmijësh në Kosovë”, tha Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e ANF-së, në një mesazh përmbyllës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test