Shqiptarja vozit autobusin në Zvicër - Bota Sot
Shqiptarja vozit autobusin në Zvicër

Zvicra

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Shqiptarja vozit autobusin në Zvicër

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Shoferja nga Kosova e posedon lejen për të vozitur autobus që prej vitit 2006, mirëpo punon prej vitit 2009 në qytetin Biel.

“Ndjenja është shumë e veçantë për dy arsye, dëshira jem është vozitja e automjeteve me peshë të rëndë, e dyta vullneti i madh për këtë punë dhe shërbimi i popullit ku jetoj dhe punoj”, ka rrëfyer ajo për profesionin e saj, shkruan rtv21.

Vjollca Gashi ka treguar se familja e saj e ka mbështetur e sidomos bashkëshorti për të cilin tha se ka qenë motivi më i madh që ka pasur.

Image

“Ka qenë ëndërr e imja me vozit autobusa! Motivimin ma të madh e kam pasë nga bashkëshorti im”, ka treguar ajo.

Ajo nuk hezitoi të tregojë për mënyrën se si është pritur profesioni i saj nga familja dhe shoqëria.

“Shumë mirë, familja jem është shumë krenare gjithashtu populli im janë të kënaqur po edhe nacionalitet tjerë”, theksoi ajo.

Vjollca Gashi deklaroi se profesionin e shoferes së autobusit do ta ushtronte edhe në Kosovë.

Image

“Po, me shumë dëshirë kisha punu në Kosovë me na i ofru kushtet sikur shteti Zvicrës! Kushtet i kemi të mira në punë edhe puna kryhet me seriozitet dhe përgjegjësi shumë të madhe”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test