Bashkimi me “Bota sot” dhe Thomasi me “Blick” bisedojnë për ngjashmëritë dhe dallimet mes Kosovës dhe Zvicrës

Zvicra

Bashkimi me “Bota sot” dhe Thomasi me “Blick” bisedojnë për ngjashmëritë dhe dallimet mes Kosovës dhe Zvicrës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 tetor 2017 Në ora: 12:21
Bashkimi me gazetën "Bota sot" dhe Thomas me gazetën "Blick", në duar

Media e njohur zvicerane “Blick” ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video që tregon ngjashmëritë dhe dallimet mes Zvicrës dhe Kosovës. Videoja është kryer në bashkëpunim edhe të Fol Shqip Show, njofton “Bota sot”. 

Fillimisht shihet një shqiptar që ulet në ndenjësen e parkut me gazetën kombëtare “Bota sot”, por më shumë se në leximin e saj, ai është i fokusuar te muzika folklorike shqiptare. Pas një kohe vjen një zviceran me gazetën më të lexuar zvicerane “Blick” që ulet pranë tij. Zvicerani Thomas dhe shqiptari Bashkim fillojnë të komunikojnë pavarësisht se nuk flasin mirë gjuhën e njëri-tjetrit. Ata bisedojnë për mbeturinat, infrastrukturën, natyrën, korrupsionin dhe zihen për bankat dhe hajnat, të ardhurat për muaj, por pajtohen vetëm për futbollin dhe femrat. Se çfarë bisedojnë ata konkretisht, mund të shikoni videon komike./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat