Përleshje masive në Lugano, midis 7 të plagosurve 3 shqiptarë - Bota Sot
Përleshje masive në Lugano, midis 7 të plagosurve 3 shqiptarë

Zvicra

E premte, 15 dhjetor 2017

Përleshje masive në Lugano, midis 7 të plagosurve 3 shqiptarë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 11:26
ilustrim

Ngjarja ka ndodhur natën e së shtunës Shtatë persona kanë mbetur të plagosur një përleshje masive përpara një restoranti në Lugano të Zvicrës, tre prej të cilëve shqiptarë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur natën e së shtunës, ndërsa autori i ngjarjes u arratis menjëherë nga vendi i krimit dhe mbetet i panjohur. Sipas mediave vendase, një duzinë burrash u përfshinë në mosmarrëveshje.

Ndër të plagosurit janë edhe tre italianë dhe një 22 vjeçare zviceran, transmeton RTV21.

Një person i dëmtuar u dërgua në spital me ambulancë, teksa të tjerët pësuan lëndime në krah dhe në këmbë. Asnjë nga lëndimet nuk është kërcënuese për jetën, tha policia kantonale e Ticino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test