Të dielën mbasdite Nderim K. humb kontrollin e timonit dhe nga rruga del në trotuar dhe më pas aksidentohet me dritaren e një objekti në Konstanz të Gjermanisë. Dy persona mund të shpëtonin vetëm falë kërcëmit të sekondave të fundit. Ata u plagosën lehtë. Nderimi nga Zvicra për “Blick” thotë: “Më falni”.
Nderim K. (22) është nga Kreuzlingen TG. Gjithë aksidenti erdhi pasi gjatë pritjes në semafor, ai i jepte gaz veturës së tij sportive BMW M4 dhe kur erdhi ngjyra e gjelbërt nga shpejtësia e madhe humbi kontrollin. 22 vjeçari pranon gabimin. Dëmet e shkaktuara llogariten 70’000 franga.
„Unë e nënçmoja forcën e veturës, aq sa edhe vetë jam tmerruar“, thotë 22 vjeçari me vetëkritikë, por nuk dëshiron të quhet “raser” pasi humbja e kontrollit të veturës erdhi nga shtypja e tepërt e pedales dhe ajo di të hakmerret “pasi tërheq me të pasmet”. Megjithatë unë nuk kam zhvilluar shpejtësi të “çmendur”.
Por i zemëruar është ai me pretendimin se ka shkelur dy persona. “Nga aksidenti nuk kam lënduar askënd - të dy personat janë plagosur, por nga kërcimi prej veturës sime.”
Nderimi pranon gabimin dhe mbi të gjitha kjo histori për të mbaroi mirë. Por për nënën e Nderimit nuk është aq e lehtë. Çdoherë kur flitet për aksidentin, atëherë ajo shpërthen në lot. “Kush e dije, sesi mund të përfundonte ajo - ky aksident ishte shumë i panevojshëm,” tha ajo duke mbuluar fytyrën me duart e saj./Bota sot