Zvicër: Pas vendimit të Gjykatës, Besniku puth avokatin dhe trupën gjykuese - Bota Sot
Zvicër: Pas vendimit të Gjykatës, Besniku puth avokatin dhe trupën gjykuese

Zvicra

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Zvicër: Pas vendimit të Gjykatës, Besniku puth avokatin dhe trupën gjykuese

Nga: Bota Sot Më: 25 tetor 2017 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Besniku dhe Eveline (emrat e ndryshuar), një peshk i vogël dhe mjaft i vogël në trafikun e drogës ndodhen përpara Gjykatës së Lenzburg. Besniku u dënua 22 muaj burg prej të cilëve me patjetër duhet ti mbajë 10 muaj. Prokuroria në anën tjetër kishte kërkuar 30 muaj burg me patjetër. Këtu shpërtheu gëzimi i Besnikut që puthi avokatin e tij dhe me puthje dore gjithë trupën Gjykuese. Arsyeja: ai vetëm e kishte plotësuar këtë normë të ndetjes në burg.

30 vjeçari akuzohet për shitblerje të heroinës dhe kokainës.

Besniku kishte pasur edhe dy shoqëruese, ku Evelin (30) është parë duke shitur 1.3 gram heroinë për 100 franga dhe një grua tjetër. 30 vjeçarja u dënua me 12 muaj burg dhe gjobë prej 2500 franga. Kjo bandë shqiptare kishte shitur drogën kryesisht në Rupperswil, Suhr, Reinach dhe Hochdorf, shkruan “aargauerzeitung.ch”.

Në fytyrën e 30 vjeçarit nuk u vërejt pendimi, por gjithashtu Gjykata kuptoi se bëhet fjalë për një peshk të vogël pasi shiste porcione të heroinës deri në 5 gram. Besnik nuk ka të dhëna penale. Periudha provuese prej tre vjetësh duhet të ketë një efekt parandalues. "Vendimi është i justifikueshëm," tha prokurori, "edhe pse kisha dashur një Gjykatë më të guximshme."

Pas procesit Besniku ngjitet në aeroplan me qëllim që të marrë përherë të parë në duar djalin e tij në Tiranë, të lindur në maj të këtij viti./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test