Banorët e Kosovës dhe Maqedonisë jetojnë nëpër sipërfaqe të vogla, ja sa fitojnë mesatarisht në Zvicër

Zvicra

Banorët e Kosovës dhe Maqedonisë jetojnë nëpër sipërfaqe të vogla, ja sa fitojnë mesatarisht në Zvicër

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 tetor 2017 Në ora: 15:08
ilustrim (Gaetan Bally / Keystone)

Hollandezët dhe anglezët të cilët jetojnë në Zvicër, jetojnë në vendbanime dyfish më të gjëra sesa banorët nga Kosova ose Eritrea. Por edhe zviceranët jetojnë në vendbanime të gjëra, shkruan e përditshmja zvicerane “NZZ”.

Nëse bëhet krahasimi mes 1980 dhe 2015, sipërfaqja e banimit për kokë banori është rritur për 11 m2 ose nga 34 m2 që ishte 1980 në 45m2 në 2015, përcjell botasot.info.

Kjo tregon se mirëqenia ka shënuar rritje. Studimi i kryer nga “Immo-Monitoring-Studie” ka përpiluar edhe listën e nacionaliteteve që jetojnë në sipërfaqe më të madhe. Nëse banorët nga Kosova dhe Maqedonia jetojnë në sipërfaqe 23 dhe 24 m2 respektivisht, ata nga Hollandia dhe Britania e Madhe jetojnë në sipërfaqe 48 dhe 51 m2 respektivisht (shih tabelën).

Sipërfaqja lidhet ngushtë edhe me lindjet. Nëse te familjet hollandeze në një shtëpi jetojnë mesatarisht 2.3 persona, te banorët e Kosovës dhe Maqedonisë mesatarja është 3.7 dhe 3.8 respektivisht. Dallime të mëdha ka edhe te të ardhurat. Hollandezët sëbashku me amerikanët dhe britanikët bruto fitojnë 9500 franga në muaj. Kjo shifër te personat nga Kosova dhe Maqedonia është rreth 5000 franga./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat