Ftesë për të gjithë studentët shqiptarë nga Gjeneva

Zvicra

Ftesë për të gjithë studentët shqiptarë nga Gjeneva

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 00:48
Ftesa

Ftohen të gjithë studentët shqiptarë nga Gjeneva, të diplomuar në nivelin Master apo më lartë, nëpër fakultetet e ndryshme të Zvicrës apo jashtë saj, nga të gjitha fushat e studimit (afatet tetor 2016 – tetor 2017) që të paraqiten pranë Komunitetit Shqiptar të Gjenevës. Kjo ftesë ka të bëj me nderimin e tyre me nga një mirënjohje, në Ditën e Flamurit dhe në Përvjetorin e 105-të të Shtetit Shqiptar me motivacionin “për kontributin e veçantë dhënë përmirësimit të imazhit tonë në Gjenevë dhe Zvicër”

Kremtimi i kësaj feste, ku do bëhet edhe ndarja e mirënjohjeve do të mbahet në Gjenevë më 25 nëntor 2017 (e shtunë, ora 19:00) në adresën:

Salle des Fêtes des Avanchets,

rue François – Durafour 17,

1220 Les Avanchets – Geneve

Luten të lartë-përmendurit, që të lajmërohen më së largu gjer më 18 nëntor 2017 në adresën elektronike [email protected] ose në tel. 0763845927, nga ku në çdo kohë do të marrin informacion të duhur nga Kryesia e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat