Prezentimi i librit „Aforizma dhe Mendimet pozitive në jetë“ të përkthyer edhe në gjuhën gjermane të autorit Daut Demaku - Bota Sot
Prezentimi i librit „Aforizma dhe Mendimet pozitive në jetë“ të përkthyer edhe në gjuhën gjermane të autorit Daut Demaku

Zvicra

E enjte, 14 dhjetor 2017

Prezentimi i librit „Aforizma dhe Mendimet pozitive në jetë“ të përkthyer edhe në gjuhën gjermane të autorit Daut Demaku

Nga: Haki Latifi Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 23:38
Promovimi

Me një fjalë rasti morën pjesë edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër z. Nazane Breca, Z.Verena Bider, z.Klaus Wloemer.

Me disa këngë të bukura e të zgjedhura nga reportoari i saj u paraqit këngëtarja e mirënjohur Elina Duni.
Përkthyes në gjuhën shqipe dhe gjermane ishin:
Z. Arguita Tolaj dhe z. Klaus Wloemer.

Solothurn, 02 nëntor 2017

Sot në ambientët e Bubliotekës qendrore Solothurn, patëm nderin dhe kënaqësin që të kemi në mesin e art dashësve shqiptaro-zvicerian Publicistin, shkrimtarin tonë të njohur dhe themeluesin e Qendrës së Mendimit Pozitiv - dhe njeriun e përhapjes së kësaj fryme të re shkencore në Kosovë dhe më gjerë z.Daut Demaku.  Në të cilën mund të thuhet lirisht se ka pasuruar opinionin tonë shqiptarë dhe më gjerë me librat e tij filozofik dhe mendimin pozitiv.

Image

Gjat promovimit tdhe prezentimit të z. Daut Dermaku nder të thera veçuam thënjen e autorit: „Mendimet pozitive janë vetëm përdorim i polit pozitiv të energjisë ose: ecje nëpër binarin e gëzimit e dashurisë; larg frikës, urrejtjes, hidhërimit dhe, sidomos, larg dështimeve të përgjithshme.“

Mesazhi sublim i kësaj mbrëmje promovuese, në krejt këtë promovim të Mendimit Pozitiv ishte:
„Nuk ka jetë pa vuajtje, nuk ka vuajtje pa shkak, por nuk ka shkak që nuk mund të tejkalohet. Për të gjallin kurrë nuk mbyllen dyert e jetës. Kërkoni ndihmë prej jetës dhe jeta do t’iu përgjigjet të gjitha kërkesave të sinqerta.“

Image

Promovimet të ngjajshme do të ketë edhe në ditët në vijim si në Bern, Basel etj.
Në fund organizatorët kishin organizuar edhe një koktel rasti, ku të pranishmit patën rastin të bashkbisedojnë me autorin.
Organizator të këti promovimi ishin:
- Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër;
- Zentral Bibliothek Solothurn;
- FMS Gymnasium Neuefeld Bern;
- Albanische Kulturverein Ostermundingen,
- Buchhandlung Voirol Bern/Fotot: Blerim H.Latifi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test