Festën e Nëntorit në Medvegjë e filloi Presidenti Ilir Meta dhe e vazhdoi SHH „Medvegja“ në Zvicër - Bota Sot
Festën e Nëntorit në Medvegjë e filloi Presidenti Ilir Meta dhe e vazhdoi SHH „Medvegja“ në Zvicër

Zvicra

E shtunë, 24 shkurt 2018

Festën e Nëntorit në Medvegjë e filloi Presidenti Ilir Meta dhe e vazhdoi SHH „Medvegja“ në Zvicër

Nga: Dashnim Hebibi Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 11:21
Fully, Zvicër

„Më kujtohet, Ambasador, Prof.Dr.Flamur Gashi, para disa viteve, që ishte në mesin tonë këtu në Fully, tash siç dihet është edhe këshilltar i Presidentit të Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta, se nuk do të ndalet për ato treva dhe ai vërtet shkroi histori me ish presidentin Bujar Nishani dhe tash me z.Ilir Meta. Kush e ka menduar, se një ditë, do ta kemi presidentin Ilir Meta në Medvegjë, që të pijë ujë Medvegjë, apo Bujar Nishanin në Preshevë dhe Bujanoc. Flm shumë z.Flamur Gashi për gjithë mundin e dhënë. E di, se nuk je në mesin tonë fizikisht për të kremtuar këtë festë kombëtare, por shpirërisht gjithmonë na ke përkrahur. Shpresojmë, se do të kemi së shpejti në mesin tonë. Ti do të mbetesh i pazëvendësueshëm për ne dhe do të jesh në vendin më të merituar të historisë së atyreve trevave“, tha ndër të tjera z.Zenel Neziri, kryetar i SHH „Medvegja“.

Jemi dëshmitarë, me vite e vite, që diaspora jonë, kremton festën e 28 Nëntorin me manifestime të ndryshme, me të hyrë në muajin nëntor dhe vazhdon deri në mesin e dhjetorit. Kjo tregon dhe dëshmon, se mërgata jonë, asnjëherë nuk është larguar nga atdheu i saj shpirtërisht, por mbahet duke jetuar me zemër në atdhe dhe me trup në dheun e huaj. Por edhe pse jetojnë në një vend të huaj, ata, po lëjnë përshtypje të shëndosha te miqtë zviceran, se Zvicra është si atdheu i dytë dhe gjithmonë u janë mirënjohës Zvicrës për të gjitha të mirat që i ka bërë për atdheun tonë. Të shkruash e të flasësh për shoqatën Medvegja, që sa ka kontribu e po kontribuon për atdheun, nuk mundemi dot që përmes pak fjalëve ti përshkruajmë të bëmat e tyre, por mjafton të kujtohet, se për këto 30 e ca vite që nga themelimi, i kanë kaluar mbi pesë milion franga ndihma atdheut. Mjafton kjo shifër dhe të lenë në pa koment. Shoqatë, që rreth vetes, kishte e ka, burra, që kurrë nuk ia kthyen brrylin atdheut të tyre, por me shumë mund, edhe ate vërtet me shumë mund, kanë ecur e vepruar për atdhe, sa që punën e saj e njeh e gjithë shqiptaria, por edhe miqtë tanë, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë. Jo rastësisht, kryesia e Shoqatës, kishte zgjedhur këtë 9 dhjetor për të festuar, duke ditur dhe mos penguar manifestimet tjera të vëllezërve tanë, ku kanë marrur pjesë duke i nderuar, por njëkohësisht, në manifestimet e shoqatës, vijnë edhe vëllezër e motra nga e gjithë etnia shqiptare. 

Image

Ky nëntor, ishte dhe do të mbetet i veçantë për medvegjasit

Medvegja kishte nderin, që të ketë presidentin shqiptarë, Shkëlqesia e Tij z.Ilir Meta dy tre ditë para manifestimit të 28 nëntorit, vizitë historike dhe vizitë që emocionoi të gjithë shqiptarët. Nuk po ndalemi kësaj here në lidhje me vizitën e presidentit, sepse kemi lexuar për ate vizitë të shenjtë e historike, por po ndalemi, për të rikujtuar lexuesit tanë, se ky nëntor ishte i Medvegjës, sepse askushi thuajse nuk e ka menduar, që një ditë do ti vije presidenti në Medvegjë edhe ate në muajin nëntor. Ishin mbledhur veprimtarë të Medvegjës e të shoqëruar nga bashkëkombas të tjerë për të kremtuar me medvegjasit ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Salla „Demokratik“ në qendër të Fully, është bërë, si do të duhej të ishte Shtëpia e Kulturës në Medvegjë, përplot me bashkëkombas dhe për çdo manifestim të 28 nëntorit i pret medvegjasit. 

Faleminderit Zvicër, që kurrë nuk i pengoi të organizohen, jo që nuk i pengoi, por edhe personalitete me ndikim në politikbërje të këtij shteti mikë të kombit tonë morën pjesë dhe po marin, duke festuar e vallëzuar me medvegjasit. Kryetari i komunës së Fully, deputetë, kryetarë partish, drejtor shkollash, miqë të tjerë zviceran, Medvegjën e kanë mësuar përmendësh. Salla ishte e përmbushur, sa që edhe në pjesën e dytë të sallës në katin e dytë, kishte medvegjas dhe mërgimtarë të tjerë, që kishin ardhur për të festuar. Në skenë si herave të tjera ishte flamuri ynë kombëtar dhe ai zviceran, pa munguar Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari, Isa Boletini dhe Ibrahim Rugova. Fëmijët dhe anëtarët e tjerë të SHKA „Medvegja“, lëviznin andej e këndej para se të filloj progami, sepse ata kishin barrën kryesore të kësaj kremteje të madhe. Është bërë punë e madhe dhe po bëhet në këtë shoqëri. Mjafton të shohësh se si fëmijët vallëzojnë, recitojnë e këndojnë me veshje kombëtare. 

Shumica e këtyre fëmijëve u rritën në skenë

Emocione i japin çdo të pranishmit, sepse me origjinalitetin e tyre ëmbëlsojnë edhe më shumë manifestimin. Programi filloi me  këndimin e hymnit kombëtar nga fëmijët e SHKA „Medvegja“ që dolën në skenë si shqiponjat rreth folesë së tyre, me ballë hapur e herë pas here me buzëqeshje të ëmbël dhe me dorë në zemër. Programi filloi me moderim të zonjës Valbona Neziri-Thaçi, e cila kishte përgaditur një referat kushtuar kësaj date. Këngë pas kënge e valle pas valle nga SHKA „Medvegja“, grupi i të rriturve, shtoheshin edhe emocionet e medevgjasëve për vendin e tyre. Fëmijë, pleqë e të rinjë, si herave tjera edhe kësaj here, këndonin dhe vallëzonin me shpresë, se një ditë do të bëhet më mirë në Medvegjë. Kryesia e SHH „Medvegja“ e bashkuar si gjithmonë, si gjaku me zemrën, pritshin musafirët dhe me buzëqeshje herë në njërën tavolinë e herë në tjetrën, cakrronin gotat e gëzimit me vëllezër të trevave të tjera shqiptare. Vëllezërit Selmani, z.Ismet Selmani, ish kryetar i SHH „Medvegja“ dhe z.Fadil Selmani, sekretar i kësaj shoqate kishin ardhur nga Gjeneva e Nyoni me disa medvegjas të tjerë, si herave të tjera, për të festuar me bashkëvendasit e tyre. Ata flisnin me bashkëkombas të tyre, me ata që nuk kanë mundur të jenë prezent në Medvegjë, me ardhjen e Presidentin Meta. Sepse ata kishin shkuar enkas për të pritur, por edhe për të përcjellur falënderimet dhe përshëndetjet e diasporës së Medvegjës. Bashkë, të bëhet shpirti edhe më i pasur, kur i sheh medvegjasit. Sinqerisht, shumë veprimtarë të dëshmuar nëpër atdheun tonë, por edhe në tërë diasporë, ku kam takuar, kanë marrur shembull punën e madhe e shumë të shenjtë të kësaj shoqate. Janë një sofër dhe të gjithë mundohen të nderojnë njëri tjetrin më shumë, ose të fitojnë respekt për njëri tjetrin, të duket, se bëjnë gara, se kush po nderon njëri tjetrin më shumë. Është e pamundur që të depërtoj e keqja, në këtë shoqatë, sepse ajo është krijuar dhe ka vazhduar e po vazhdon me veprimtarë të dëshmuar, që nuk rrahin gjokse, që nuk prekin buxhet të shoqatës, por nga xhepi i tyre, që zëri i Medvegjës të shkoj kudo e deri në SHBA. Meritojnë falënderime dhe një mirënjohje e madhe kombëtare kësaj shoqate. Veprimtarët besnikë i qëndruan dhe po i qëndrojnë kësaj shoqate në ballë, nëpër situata të ndryshme edhe nëse skenohen situata të ndryshme për të penguar punën e shenjtë që ka bërë kjo shoqatë. Me ballë hapur, këta veprimtarë me dekada e dekada, edhe ate duke vepruar me familjet e tyre, me shumë sakrificë, këtë shoqatë e shohin si familje të tyre. Prindërit e këtyre veprimtarëve, shpesh i kemi parë me lot në manifestime, sepse kënaqeshin duke parë bijtë e tyre, mbesat e nipat në manifestim, duke i kënduar flamurit kuq e zi e dëshmorëve. E kësaj here fizikisht mungoi edhe një loke, lokja Fatime Demiri Neziri, nëna e kryetarit të SHH“ Medvegja“ z.Zenel Neziri e cila para disa muajve u nda nga jeta. Më kujtohet shumë mirë, kur i motivonte mbesat e saj, e nipat, por edhe djemtë edhe pse janë të një moshe të madhe, ju thonte, kurrë mos u ndalni për Medvegjën, nuk ua bëj hallall rritën, nëse ndaleni ndoj here për Medvegjën e flamuri kuq e zi. Gjatë manifestimit, më la përshtypje si gjithmonë, kryetari i SHH „Medvegja“, z.Zenel Neziri dhe arkatari z.Zejnullah Namani, të cilët me pjata në dorë, shkonin herë në njërën tavolinë e herë te tjetra, duke nderuar të pranishmt, që këtë raste, rrallë se i sheh në ndoj manifestim. Modestia mbi të gjitha. Fjala përshëndetëse e kryetari të SHH „Medvegja“, ishte shumë e fuqishme, me aq sa e kuptuam mesazhin e atyre rreshtave, kuptuam, se kjo shoqatë, kurrë nuk do të mbetet pa burra të vërtetë për të mirën e asaj toke dhe nuk ka mundësi askushi, që të përçaj këtë shoqatë. Gjersa vazhdonte një valle nga SHKA „Medvegja“, pata rastin ti mar disa fjalë nga veprimtari Sabit Abazi nga Medvegja që jeton në këtë pjesë të Zvicrës, i cili ishte i emocionuar me disa fjalë të vajzës së tij, Anisa, e cila si tre vjeçare ishte anëtare e SHKA „Medvegja“ dhe tash ende me shumë dashamirësi vazhdon të jetë pjesë e saj, që i kishte thënë ditë më parë për këtë shoqëri. Ajo është 16 vjeçe dhe e ndjek shkollën në njërin nga kolegjet më të njohura jo vetëm në këtë pjesë të Zvicrës franceze, por edhe më gjerë, në një bashkëbisedim me babin e saj, i thotë ndër të tjera, nuk largohem nga SHKA „Medvegja“, sepse nëse largohem unë, atëherë, sigurisht se edhe dy motrat e mia largohen dhe pastaj edhe shoqet e tjera dhe është në rrezik egzistimi i shoqërisë. Babi, Ti e dinë se jam shumë e zënë me shkollë, por kur vij në këtë shoqëri, më duket se po kontribuoj për Medvegjën, që ti gjithnjë na ke fol dhe na folë. Ishin fjalë emocionesh, që i dalin edhe lotët z.Sabit Abazit, duke më treguar këtë realitet, i cili i kishte thënë ditë më parë, pra vajzës së tij, që të përqendrohet më shumë në studime, natyrisht, ka dashur që ta marë një mendim nga vajza e tij, por përgjigja ishte po ajo, që e kishte prit edhe ky veprimtarë. Vërtet është për të falënderuar për shumë herë të gjithë prindërit, por në veçanti, ambasadorin e kulturës së Medvegjës, z.Musa Neziri, i cili me shumë përkushtim e mund, bëri që të themelohet kjo shoqëri dhe të ecin vite e vite dhe të përfaqësoj Medvegjën nëpër manifestime të ndryshme, ku edhe ka marë falënderime e mirënjohje, jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga miqtë zviceran. Ja se çka tha kryetari i SHH „Medvegja“, z.Zenel Neziri para të pranishmëve, ku në sallë ishin edhe miqë të njohur tash më zviceran, të parët e komunës dhe të tjerë.

„Përshëndetje të sinqerta. Kam nderin dhe kënaqësinë të nderuar vëllezër e motra, ju fëmijë të dashur, t`ju uroj ditën e pavarësisë. Gëzuar 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Të nderuar të pranishëm, si gjithmonë edhe kësaj here, duhet ti kujtojmë dëshmorët e kombit, ata që dhanë jetën për atdheun, për liri e paqe, lavdi i qoftë gjithë dëshmorëve të kombit e atyre veprimtarëve që me dekada kanë dhënë gjithçka që kanë mundur për të jetuar të lirë dhe të pavarur. Ne medvegjasit, jemi shumë të shqetësuar edhe në këtë përvjetorë të madh, edhe kësaj here, kur e kemi edhe shtetin e Kosovës, kur i kemi miqtë tanë ndërkombëtarë në Kosovë, shumë afër medvegjës sonë e cila po përjeton ditë shumë të rënda, e cila po kërkon ndihmë, e zëri i saj si duket nuk po dëgjohet. Paksa nuk është mirë të fillojmë me këto gjëra ndoshta në këtë ditë feste, por po na dhemb shpirti, edhe zemra po na tërqethet, edhe sytë po na lotojnë, për ate tokë arbërore. Nga ky vend, shumë larg Medvegjës, lusim faktorin ndërkombëtarë, të bëjë presion mbi qeverinë serbe, që të mos hedhë benzin në zjarrë, por edhe qeverisë shqiptare në Kosovë e Shqipëri, që ti hap më shumë sytë për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.Ti kthehemi festës sonë që jemi mbledhur sot, të festojmë pavarësinë e shtetit shqiptarë, ditën e flamurit. Shqipëria në NATO, Kosovën e pavarur, por ka edhe shumë punë, për tu bërë mirë, ashtu siç e meritojmë ne. 28 Nëntori është datë që shënon një varg aktesh në historinë tonë kombëtare. Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari etj. Ne sot po festojmë, sepse nuk dijmë të dorëzohemi asnjëherë. Shpresojmë shumë, se në 106 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, do të jemi më mirë, do të valojë flamuri ynë kombëtarë kuq e zi në mes të Medvegjës, ashtu si e meritojmë ne, ku me këtë flamur jemi rritur dhe kanë dhënë jetën shumë dëshmorë të kombit. Të nderuar medvegjas, të nderuar bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare, po shkojnë vitet dhe Medvegja, po mbetet në situaten e njohur tash nga të gjithë. Situatë mjerimi, pavarësisht disa lëvizjeve për shpresë.  Si asnjëherë më parë, medvegjasit si në Medvegjë, apo kudo që ndodhen, këtë 105 vjetor të shtetit shqiptarë e pritëm pak më mirë, ose me thënë më mirë se gjithmonë, sepse e patëm presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesia e TIJ, z.Ilir Meta në Medvegjë. Dikush mundi të shkoj e dikush jo, por e di, se të gjithë medvegjasit ishin me shpirt në Medvegjë. Padyshim, se ajo vizitë do të mbetet historike edhe pse dijmë mirë, se si është Medvegja. Kjo tregon, se për Medvegjën po flitet, për Medvegjën do të flitet edhe në të ardhmen e deri sa të egzistojë kjo jetë. Para se të ju përshëndes edhe njëherë dhe shumë herë, lutem nga ky vend mik i kombit tonë siç është Zvicra, që të gjithë ata që nuk janë sot në këtë botë nëpër periudha të ndryshme, që kanë vepruar për flamurin kuq e zi, zoti i shpërbleftë me parajsë në botën e përjetshme dhe i përjetshëm qoftë kujtimi. Lavdi. Të nderuar miqë zviceranë, që gjithmonë ishit afër nesh, u jemi mirenjohës për jetë. Ne medvegjasit, jemi shumë të shqetësuar edhe në këtë përvjetorë të madh, edhe kësaj here, kur e kemi edhe shtetin e Kosovës, kur i kemi miqtë tanë ndërkombëtarë në Kosovë, shumë afër medvegjës sonë e cila po përjeton ditë shumë të rënda, e cila po kërkon ndihmë, e zëri i saj si duket nuk po dëgjohet sa duhet. 28 Nëntori është datë që shënon një varg aktesh në historinë tonë kombëtare. Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari dhe UÇK-ja na mësojnë se lufta për liri dhe vetëvendosje është vendim i njëanshëm. 

Do të vije dita që flamuri ynë kombëtarë kuq e zi do të valoj në mes të Medvegjës, ashtu si e meritojmë ne, ku me këtë flamur jemi rritur dhe kanë dhënë jetën shume dëshmorë të kombit.

Image

Të festojmë së bashku dhe gëzuar ditën e madhe, këtë datëlindje të madhe të Shqipërisë nënë dhe flamurit kombëtarë. Gëzuar, zoti e bekoftë popullin shqiptarë, Zvicrën dhe të gjithë ata që na ndihmuan dhe po na ndihmojnë e në tërë rruzullin tokësor, të ketë paqe dhe shëndet e të mira. Të mblidhemi rreth shoqatës, sepse kjo është sofra e vërtet e Medvegjës edhe ate për 30 vjet me radhë, që ka pasur një punë të madhe në të gjitha fushat që është kërkuar nga atdheu. Zoti ju bekoftë, urime festën, të festojmë, të festojmë. Fjala ime e fundit për këtë tubim, është Medvegjë, mos më dalt shpirti, pa të parë kuq e zi. Të bashkuar dhe vetëm të bashkuar, nuk ka kush që do na ndaj. Ejani rreth shoqatës Medvegja, sepse hiq më pak se mbi 30 vjet ka mbajtur dhe ka kontribuar për të gjitha trevat shqiptare dhe natyrisht edhe për Medvegjën tonë, shoqatë që e njeh punën e saj e gjithë bota shqiptare e deri në SHBA. Kjo shoqatë është në zemrat e medvegjasëve të dëshmuar dhe do të jetoj për jetë. Ne ishim e nuk do të thehemi asnjëherë. Jemi betuar para flamurit tonë kombëtar, se do të vazhdojmë punën dhe dita ditës po kemi edhe më shumë miqë dhe do të jemi edhe më të fortë. Më kujtohet, Ambasador, Prof.Dr.Flamur Gashi, para disa viteve që ishte në mesin tonë, tash siç dihet është edhe këshilltar i presidentit Ilir Meta, se nuk do të ndalet për ato treva dhe ai vërtet shkroi histori me ish presidentin Bujar Nishani dhe tash me z.Ilir Meta. Kush e ka menduar, se një ditë do ta kemi presidentin Ilir Meta në Medvegjë, që të pijë ujë Medvegjë, apo Bujar Nishanin në Preshevë e Bujanoc. Flm shumë z.Flamur Gashi për gjithë mundin e dhënë. E di se nuk je në mesin tonë fizikisht, por shpirërisht gjithmonë na ke përkrahur. Si miqët tanë, Ambasadori Flamur Gashi, ish ministri i Diasporës,z. Ibrahim Makolli, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, z.Riza Demaj, Mr.sc.Ambasadori i Paqes, Dashnim Hebibi, Ish Ambasador Mehmet Elezi,  Esat Husaj producent i TV Diaspora, Fazli Musli kryetar i SHHLP, Arsim Mulliqaj, Darling Vlora, Çun Lajçi,  etj, etj, Medvegja do të jetë edhe më e fuqishme. Gëzuar dhe të jemi më të bashkuar për hirë të asaj toke Dardane“. 

Më pastaj e morën fjalën edhe miqë zviceran, duke vlerësuar lart punën e shoqatës. Programi vazhdoi me këngë e valle me përkujdesje të këngëtarëve, Bashkim Spahiu dhe këngëtares nga Shqipëria Lona, me përkujdesje të Avni Neziri me sint. Krej në fund të manifestimit, medvegjasit të rrethuar rreth kësaj sofre, të zotuar, se nuk do të ndalen kurrë për të mirën e Medvegjës. Ne ishim e do të mbetemi, ata veprimtarë, që kurrë me asnjë çmim nuk largohemi nga kjo shoqatë dhe do të punojmë bashkë për të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test