Vjen “alarmi” nga Zvicra: Kosova, tash është në rrezik më tepër se kurrë - Bota Sot
Vjen “alarmi” nga Zvicra: Kosova, tash është në rrezik më tepër se kurrë

Zvicra

E premte, 25 maj 2018

Vjen “alarmi” nga Zvicra: Kosova, tash është në rrezik më tepër se kurrë

Nga: B.S Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 23:54
Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, përmes një reagimi për media, ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën e krijuar se fundi në Kosovë.

Sipas tyre, keto zhvillime janë dëshmi që Kosova është në rrezik.

“Zhvillimet  në  jetën  politike  të  kohëve të fundit  dëshmojnë  se  Kosova  tash është  në rrezik më tepër se kurrë. Pamje nga  sjelljet e elitës, jo vetëm që janë shqetësuese, por edhe  trishtuese,  për të  gjithë  atë popull, i cili  është  katandisur ne një zhgënjim thuajse të  pariparueshëm”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre, përcjellë “Bota sot”.

Ja komunikata e plotë:

REAGIM

Zhvillimet  në  jetën  politike  të  kohëve të fundit  dëshmojnë  se  Kosova  tash është  në rrezik më tepër se kurrë. Pamje nga  sjelljet e elitës, jo vetëm që janë shqetësuese, por edhe  trishtuese,  për të  gjithë  atë popull, i cili  është  katandisur ne një zhgënjim thuajse të  pariparueshëm.

Ne që po jetojmë në mërgatë  në shtetet ku  funkcionon  çdogjë  në interesat e shtetit dhe  të qytetarëve  të tyre, duke respektuar dhe zbatuar  demokracinë tërësisht të mbështeur  në  ligje. Vallë a po ndodhë kjo me ne në Kosovë ?. Përgjigjëjen e jep gjendja e cila duket!

Ku janë  intelektualët, atdhedashësit, Akademikët, mbrojtësit dhe zbatuesit e ligjit,  ata të ciliët dinë dhe duan të ndërtojnë shtet ? Kjo  kategori  përgjegjëse dhe meritore po heshtë, ose nga kërcënimi, ose nga frika.

Ku  janë, që po heshtin  luftëtarët e vërtetë, të cilët derdhën gjakun  dhe dhanë çdogjë për këtë vend ? Edhe  këta po turpërohen me sjelljet e këtyre, që qeverisin dje dhe sot. Po dijetarët, çfarë  janë  duke  këshilluar  atë popull të hutuar ? A duhet  tani t’ua nxjerrin  fytyrën e vërtetë ?

Edhe pas  shumë e shumë pyetjesh, të cilat kanë vend  e duan shtjellim dhe përgjigje të drejtpërdrejt kemi ngritur reagimin tonë për të gjithë  ata, të cilët  vendit  ia  ëndërrojnë një elitë udhëheqëse të  ngritur, të përgjegjshme, me duar të pastërta dhe me dashuri të vërtetë për vendin dhe jo  për interesat e tyre. Ne  vërtet ndjehemi  shumë  të frikësuar për situatën  në Kosovë, me sjelljet  e prijësve  partiakë, përfaqësuesve  të zgjedhur nga poppulli, përgjegjësve  të institucioneve, të cilët  u shkojnë pas  këtyre që prishin  disponimin dhe miqësinë me  Miqët  dhe  shpëtimtarët tanë, atëherë  kur po këta  na çliruan dhe  na shpëtuan. Duhet që  ky borxh  ndaj  Kosovës  të mos lihet  në duart  e atyre, që futën farën e përçarjes  në popull, sipas porosive dhe urdhërave të patronëve të  tyre  në Moskë, Beograd, apo edhe diku nëpër  qendra të shitura të  shqiptarëve. Këta tani  po tregojnë vetë  ku e kanë  kokën  dhe nga kush drejtohën. Mjerisht  vendin jo vetëm  e vodhën, futën përçarje, bënë vëllavrasje dhe së fundi duan që vendin ta izolojnë, duke hidhëruar dhe injoruar këshillat  e miqëve  tanë. Te asnjë  popull  me traditë  shtetërore nuk

gjen  klasë politike, që  trumpeton duke e qjerrë zërin për  dashuri ndaj vendit, kurse në anën tjetër ia vjedh dhe shkatërron  atë pak pasuri të mbetur për intersa të veta. Ky është  patriotizmi  i këtyre njerëzve, këto janë veçoritë  dalluese  nga pjesa vërtet e ndershme e popullit. E filluan me zhurmë e me frikë këta shpëtimtarë të instrumentalizua, duke  i thurur vetës  lavdata, heroizma, himne, bile edhe legjenda për së gjalli. Kur i çjerrin  maskat dhe fytyrat  dalin  ashtu si janë. E kur shohin vetën  këta nisin dhe egërsohet dhe kur nuk kanë tjerë fillojnë dhe hanë vetvetën. Po të  studjosh mirë e mirë  një pjesë  e mirë e kësaj elite, asnjëherë nuk ka jetuar nga frytet e punës dhe djersës së tyre, por si rezultat i mashtrimeve  në emër të një patriotizmi të rremë. Ndësa pas Luftës  kanë kapur  shtetin dhe institucionet e tij me metoda dhe sjellje drejt një  rruge  pa krye. Lëre ky soj  që ka kohë që duket, ne na habit fakti përse nuk reagojnë intelektualët, përse heshtin ata, të cilët dijnë, përse  u beson  edhe një pjesë e popullit ?

Dolëm me këtë reagim në përkahje  të Grupit Parlamentar të LDK-së, si dhe  mendimeve  të ndonjë deputeti, të cilët jovetëm që nuk përkrahin veprimet dhe sjelljet joprofesionale, por degraduese të shoqërisë sonë  dhe ne si popull. Reagimi intelektual me bazë profesionalizmi,  nuk ua ndalon hovin e keq, sepse  janë verbuar nga lakmia e zhytur në krim.  Shihet  qartë se keni frikë nga drejtësia qoftë ajo e vendit apo ajo ndërkombëtare.  Për të gjtha këto do ta keni të varur gur në qafë tërë jetën. E kur ju kërkohet llogaridhënie filloni me shenja tërbimi, duke këcënuar gjithëçka për rreth jush.

Dijeni mirë se nama e popullit është e rëndë, andaj e tërë pesha e namës raftë mbi kokat tuaja, si denim që ju vie nga Zoti. U bëfshi për t’ju dhimbsur gurit dhe drurit, si ç’thot  populli.

Dihet mirë në dialektikë se e keqja (harami) dhe krimi nuk harrohet, por kur trashet shumë marrin me vete zotnin e vet (autorin e krimit).

Sa nuk ka marrë fund ende çdogjë heqni dorë, lerëni vendin atyre, të cilët dijnë dhe duan ta çojnë vendin përpara, pa fundosur atë përfundimisht !!!

Solothurn, 23.12. 2017, Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër Sektori për Informim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test