Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf mbajti mbledhjën e saj të parë për vitin 2018

Zvicra

Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf mbajti mbledhjën e saj të parë për vitin 2018

Më: 21 janar 2018 Në ora: 22:21

Lidhja Demokratike e Kosovës, Nëndega në Burgdorf/BE, sot pati një ditë shumë dinamike të mbushur me aktivitete organizative.

Në ora 13.00 u zhvillua mbledhja e kryesisë me ç'rast u analizua situata aktuale politike në Kosovë.

Mbledhjen e hapi kryetari i nëndegës zotëri  z.Refki Kryeziu i cili pasi e propozoi rendin e ditës, prezantoi planin e takimeve vjetore te kryesisë së nëndegës së LDK-së në Burgdorf  si dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2018.

Në fillim kryetari, kërkoj që me një minutë heshtje të nderohet Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 12 vjetorit të shkuarjës në përjetësi.

Në vazhdim kryetari z. Refki Kryeziu bëri një përmbledhje të aktivitetit që është bërë  gjatë vitit 2017.

Të gjithë anëtarët e kryesisë u pajtuan dhe u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e gjërë sa më të mirë në dobi të forcimit të Nëndegës së LDK-së në Burgdorf.

Në këtë mbledhje me diskutimet e tyre kontrbuan anëtarët e kryesisë; z.Haki Latifi, z.Skender Berisha, z.Ramiz Gashi, z.Nazmi Ibrahimi, z.Ramadan Gashi z.Ali Basha e z.Halit Latifi, të cilët u angazhuan fuqishëm për një mobilizim të forcimit të organizimit të kësaj nëndege me traditë 28 vjeçare.

Në vazhdim Kryesia e nëndegës debatoi edhe për aktivitetet që do të organizohen gjat këti viti.

Pas përfundimit të mbledhjës, kryesia e nëndegës udhëtoj për të marrë pjesë në ngushëllime me rastin e vdekjës së nënës së veprimtarit dhe kryetarit të Nëndegës së LDK-së në Bremgarten-Wohlen z. Sabejdin Bajrami, në të cilën u pritën nga z. Sabejdin Bajrami me bashkëpunëtorët dhe familjarët, si dhe u falenderuan për vizitën.

Pastaj kryesia e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf mori pjesë në tubimin përkujtimorë të organizuar nga Nëndega e LDK-së në Olten në 12 vjetorin e shkuarjës në përjetësi të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Në këtë mënyrë u përkujtua sot ky personalitet i madh, arkitekti i pavarësisë së Kosovës, i cili dha shumë për lartësimin e imazhit të shqiptarëve në botë.

Tradita vazhdon!

Burgdorf, 21 janar 2018

Komisioni për informim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat