MSH-SHSKUK nisin bashkëpunimin me Qendrën Universitare të Gjenevës -HUG

Zvicra

MSH-SHSKUK nisin bashkëpunimin me Qendrën Universitare të Gjenevës -HUG

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:15
Gjenevë

Në organizim dhe iniciativë të Konsullatës së Kosovës në Gjenevë dhe Odës Ekonomike Zvicër- Kosovë, nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka nisur bashkëpunimi ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Qendrës Universitare të Gjenevës- HUG.

Ky bashkëpunim ka filluar pas takimit që kishte kohë me parë ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë,  Jean-Hubert Lebet, i cili ka premtuar mbështetjen  financiare për realizim të ndihmesës dhe projekteve konkrete për shëndetësinë e Kosovës.

Në kuadër të fillimit të këtij bashkëpunimit, pas takimeve të zhvilluara në Kosovë nga ekspertë të deleguar nga Oda Ekonomike e Zvicrës  dhe rekomandimeve te dala, është propozuar që  një delegacion zyrtar  i emëruar nga Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë, të udhëtojë për Gjenevë në takim me përfaqësues të HUG.

Ramdan Avdiu, Konsull i Përgjithshëm në kuadër të Konsullatës së Kosovës në Gjenevë, tha se në bashkëpunimit me Ambasadën  e Zvicrës në Kosovë dhe  me Odën Ekonomike Zvicër- Kosovë, e kanë parë të nevojshme inicimin e bashkëpunimit ndërmjet SHSKUK-së dhe HUG-it të Gjenevës. 

Sipas tij, është vlerësuar si shumë e nevojshëm fillimi i bashkëpunimit dhe ndihmesa që mund të japë Qendra Klinike Universitare e Gjenevës për QKUK-në, me theks të veçantë në infermieri, për ngritjen menaxheriale  dhe profesionale të infermierëve, por edhe në fushat e tjera më specifike infermierore.

Në takimet e mbajtura në Qendrën Klinike Universitare të Gjenevës, Nicole Rosset, zv. drejtoreshë e çështjeve të jashtme në HUG, shprehu gatishmërinë për të këmbyer përvojat  me delegacionin nga Kosova dhe se janë të interesuar të ndihmojnë në të gjitha fushat. 

Arnaud Perrier, drejtor mjekësor i HUG, shpjegoi organizimin e tërësishëm të HUG, arritjet e këtij institucionit, duke shprehur gatishmërinë që  të ndihmojë në shëndetësinë e Kosovës, duke sjellë edhe përvojat e tyre dhe stafit shëndetësorë të bazuara në standardet dhe rekomandimet edhe të OBSH të HUG.

Ndërsa, Basri Sejdiu- ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm i SHSKUK-së, prezantoi fushat në të cilat ka nevojë për mbështetje SHSKUK. Ai kërkoi përkrahje  për lëmenjtë specifik si në kardiokirurgji, radioterapi, anestezion, por edhe fusha të tjera specifike  në të cilat SHSKUK ka nevojë të mbështetet.

Stefan Sarkany, kryetar i Odës Ekonomike, Zvicër-Kosovë, tha se gjatë vizitës në Kosovë në bashkëpunim edhe me zyrtarët në Kosovë kanë parë të udhës të përqendrohen në investimet në shëndetësi dhe ndihmesat që mund të japë QKUK e Gjenevës për shëndetësinë e Kosovës. Ai premtoi se do të vazhdojë të angazhohet për të realizuar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të ndihmesave konkrete.

Në fund të takimeve dhe diskutimeve dy ditore u morë vendim që pas kërkesave dhe nevojave të paraqitura nga delegacioni kosovarë,  zyrtarët e HUG të përgatisin një plan dhe projekt konkret për fillim të përkrahjes konkrete për SHSKUK dhe shëndetësinë e Kosovës në përgjithësi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat