Deputetja e Parlamentit kroat Ermina Lekaj Prljaskaj, vizitoi LAPSH-in në Suhr të Zvicrës - Bota Sot
Deputetja e Parlamentit kroat Ermina Lekaj Prljaskaj, vizitoi LAPSH-in në Suhr të Zvicrës

Zvicra

E enjte, 24 maj 2018

Deputetja e Parlamentit kroat Ermina Lekaj Prljaskaj, vizitoi LAPSH-in në Suhr të Zvicrës

Nga: Dashnim Hebibi Më: 24 janar 2018 Në ora: 11:23
Ermina Lekaj Prljaskaj në Zvicër

Para ca ditësh në Zvicër, qëndroi deputetja e Parlamentit të Kroacisë, zonja, Ermina Lekaj Prljaskaj. Vizita e saj me bashkëshortin, ishte vizitë familjare, megjithate, ajo me shumë dashamirësi, vizitoi zyren e LAPSH-it në Zvicër, konkretisht në Suhr të Kt.Argau dhe u takua edhe me disa veprimtarë të tjerë, që jetojnë në Zvicër.

Selia e LAPSH-it në Suhr siç dihet është një sofër e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht, se nga cila trevë e atdheut vijnë, se çfarë bindje politike kanë apo cilit besim i takojnë. Me një fjalë LAPSH-it bashkon të gjithë shqiptarët. Zonja, Ermina Lekaj Prljaskaj, është një zë i fuqishëm i bashkëkombasve tanë në parlamentit e shteti mikë të kombit tonë, Kroacisë. Ajo, prej ditës së parë e deri më sot, është treguar shumë aktive dhe e pandalshmë. Edhe pse është e ngarkuar me përditshmërinë e saj në parlament, ajo gjenë kohë edhe për komunitetin tonë nëpër Kroaci, për të bashkëbiseduar me ta dhe për të dëgjuar hallet e tyre dhe pse jo, për ti ndihmuar në mënyrë shtetërore aty ku mundet dhe ku e lejon ligji. Kjo zonjë, përveç se gëzon autoritet të madh te bashkëkombasit tanë në Kroaci, ajo është shumë e nderuar edhe tek miqtë kroat, te shumë personalitete të politikës dhe të fushave të tjera të jetës. Kjo zonjë, disa herë me radhë ka marur fjalën në parlament dhe zëri i saj është dëgjuar seriozisht dhe komuniteti jonë, si asnjëherë më parë, është edhe mëi fuqishëm edhe pse dihet, Kroacia, është shtet mik i përbetuar i kombit tonë dhe kontributi i bashkëkombasve tanë, është i madh për shtetin kroat, si para luftës, gjatë dhe pas. Për të folur për zonjën në fjalë, do të na duhet gjatë e gjatë, por të kthehemi tek reportazhi, tek disa vizita që i bëri kjo zonjë.

Image

Nga St.Galleni drejt Suhrit në Zvicër

Për disa ditë me radhë, zonja Ermina Lekaj Prljaskaj me bashkëshortin e saj, Pjeter Prljaskaj qëndruan në Zvicër në mesin e famileve të tyre. Ku bashkëshorti i zonjës, kishte pas punuar para disa viteve në Zvicër dhe ai kishte respekt të veçantë për këtë shtet, ku edhe gjuhën gjermane e zotronte shumë bukur. Por, kjo vizitë e tij, ishte pas më shumë se dy dekadave. Kishin vizituar familjarët e tyre që janë të shumtë dhe ishin çmalluar me ta. Nga St.Galleni, zonjën dhe z.Prljasakaj për te LAPSH-it në Suhr e shoqëroi kusheriri i z.Prljaskaj, z.Vilson Perlaska me vajzën e tij Marta. Ishte ora 10.00 e mëngjesit e ditës së diel, kur zonja deputete, ashtu siç e kishin lënë të takohen në zyren e LAPSH-it, ajo kishte ardhur 15 minuta më herët, ashtu si e ka zakon zonja, që gjithmonë të jetë e saktë. Saktësia është për tu nderuar dhe ajo praktikohet zakonisht tek personalitetet, që janë të suksesshëm dhe padyshim të drejtë. Riza Demaj,që njihe si Daja Riz thuajse nga të gjithë bashkëkombasit tanë në Zvicër, në ora 09.50 ishte afër zyres dhe me buzëqeshje e me shumë zemër i mirëpriti musafirët. Duke i dëshiruar mirëseardhje dhe duke i thënë, urdhëroni si në shtëpinë tuaj, sepse kjo është zyrja e LAPSH-it, që bashkon të gjithë shqiptarët. Me të filluar biseda, Riza Demaj, falënderoi shumë për kohën që kanë ndarë për këtë vizitë dhe vlerësoi lart me fjalët më të mira të mundshme. Z.Demaj, theksoi, se: “Kam dëgjuar për sukseset tua zonjë, por ja na u dha rasti edhe të takohemi. Ne krenohemi me punën tuaj dhe kjo është vërtet një sukses i madh që mburremi të gjithë edhe ne që jetojmë në Zvicër. Z.Demaj, tregoi për punën që bëhet në LAPSH për kt.Argau, për manifestimet, për gjendjen e shkollës shqipe në këtë kanton dhe me disa fjalë edhe për shkollat tjera në përgjithësi. Zyrja e LAPSH-it siç po e sheh zonjë është modeste, ka portretin e Naim Frashërit, është e rrethuar me disa foto të disa nxënësve të shkollës shqipe dhe me plot libra që i kemi për nxënësit. Në këtë zyre, kanë hyrë dhe hyjnë shumë mësues e mësuese të LAPSH-it, për të marur material për nxënësit e tyre dhe gjithashtu, na kanë vizituar dhe na vizitojnë edhe shumë personalitete. Zyrja do të jetë e hapur në çdo kohë për dashamirët e gjuhës amtare. Zoti dhe Shqipëria, aty ku mësohet shqipja, aty do të ruhet përgjithonë shqiptaria. Ky shtet ku po jetojmë, na ka mundësuar me të gjitha të mirat, që të mësojmë edhe në gjuhën shqipe. Kemi mësues e mësuese që po punojnë me shumë përkushtim edhe në këtë kanton dhe vërtet është e papërshkrueshme, kur sheh fëmijët tanë, se sa bukur e flasin shqipen, sa bukur recitojnë e këndojnë. Patëm një manifestim para disa ditësh me rastin e 28 nëntorit, ka qenë madhështore. Manifestimet që mbahen janë përplot me përplot bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare. Mundohemi që të jemi në çdo formë për të mirën e gjuhës dhe traditës sonë. Falënderojmë Zvicrën dhe populli e saj, që bashkëtojmë, sikur të jemi në atdheun tonë. Kur mora lajmin, se do na vizitoni, u gëzova shumë, nuk po e fshehi gëzimin, sepse LAPSH-it është për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se nga vijnë ata”. Më pastaj fjala iu dha zonjën deputete, e cila vlerësoi lart punën që po bëhet për gjuhën shqipe edhe në Zvicër. Përshëndeti punën e madhe e të shenjtë që bëjnë mësuesit e mësueset me nxënësit e tyre dhe çmoi shumë lart edhe ata prindër që po dërgojnë fëmijët  e tyre në shkollën plotësuese shqipe. Siç theksoi zonja deputete, edhe mërgata jonë në Kroaci ka shkollën shqipe dhe atje padyshim, se suksesi nuk ka munguar. Të gjithë ata që japin kontribut në drejtim të mësimit e ruajtjes së gjuhës shqipe, janë të nderuar në përjetësi. Duhet të punojmë të gjithë edhe më shumë, që të kemi numër më të madh të nxënësve në shkollat shqipe kudo që janë ato. Sepse siç jemi të informuar edhe në Zvicër, nuk është numri aq sa do të duhej i nxënësve. Megjithate, në Zvicër është një komunitet shumë i madh dhe po shoh, se shumë bukur po flitet gjuha jonë e ëmbël shqipe. Edhe në Kroaci është për të përshëndetur përzemersisht rininë, që po studiojnë atje, por gjuhën shqipe nuk e harrojnë. Zonja deputete, tregoi për disa aktivitete, që mbahen në Kroaci, duke treguar, se janë në bashkëpunim të shkëlqyer me komunitetin tonë atje. Z.Demaj pasi u shtroi nga një gotë ujë e falënderoi shumë zonjën deputete për këtë vizitë dhe shoqëruesit e saj. Biseda ishte shumë miqësore dhe në fund, realizuan edhe nga një foto kujtimi. Zonja deputete, pranoi edhe disa libra dhuratë nga z.Demaj. Takimi zgjati një orë dhe musafirët u ndanë shumë të kënaqur nga mikëpritja dhe nga sukseset e LAPSH-it në këtë kanton dhe në gjithë Zvicrën.

Vizita në Stein në kufirin simbol me një vij të bardhë Zvicër-Gjermani

Pas zyres së LAPSH-it në kt.Argau, deputetja e shoqëruar nga bashkëshorti dhe familjarët e tyre, u drejtuan në Stein, apo në Bad Säckingen. Në një qytet shumë interesant dhe shumë të vjetër. Atje u mirëpritën nga z.Rafet Ademi, nënkryetar i Shoqatës Kulturore “Jehona” me qendër në Argau i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Në këtë takim ishte edhe z.Llukman Halili. Kjo vizitë ishte shumë interesante, ku z.Ademi, e njoftoi deputeten dhe musafirët, se si ndahet kufiri Gjermani-Zvicër, në një urë të vjetër qindar vjeçare përmes një vije të bardhë. Kalon në Zvicër nga ajo urë dhe vetëm e sheh veten se ke hyrë në Gjermani, apo ke hyrë në Zvicër. A thua, kur do të vije koha që edhe ne shqiptarët të lëvizim në këtë formë në tokat tona shqiptare. Zonja deputete, mbeti shumë e kënaqur nga kjo urë historike dhe nga ky shembull që do ti shërbeje të gjithëve, që po praktikoka në këtë vend, ku po shihet kufiri vetëm me një vij të bardhë e ngjyrosur në dru të urës dhe shihej flamuri i Gjermanisë, që të kujton, se ke hyrë në Gjermani. Vërtet është për të përshëndetur këtë që po e shoh. Kjo është Zvicra e Gjermania, kjo është Europa, tha ndër të tjera, deputetja. Do të vije edhe dita e mirë edhe në atdheun tonë. Ne ishim e jemi popull paqësor, që gjithmonë e kemi dashur paqen dhe kemi punuar për paqe. Siç e dini edhe ju, theksoi ajo, gjithmonë na kanë sulmuar armiqtë, por asnjëherë, nuk kanë arritur ti realizojnë krejt dëshirat e tyre, gjuha jonë amtare flitet në gjithë botën, kjo  gjuhë e shenjtë. Duhet të punojmë edhe më shumë, të jemi më të bashkuar dhe padyshim se ditët  e mira janë për ne. Po shoh në Zvicër plot mërgimtarë, me vende të mira të punës, fëmijët e tyre flasin bukur shqipen, mësuesit japin kontributin e tyre, veprimtarët nuk ndalen, edhe në Kroaci është e njejt, nuk ndalen veprimtarët e dalluar për të mirën e kombit. Gjatë kësaj vizite që zgjati një orë e ca minuta, zonja deputete, tregoi edhe për shumë suksese që kanë arritur bashkëkombasit tanë në Kroaci dhe miqësinë e përjetshme me miqtë kroat. Krejt në fund të kësaj vizite, që kishte ndarë zonja, për LAPSH-in dhe për miqtë e saj në Stein, ajo realizoi edhe disa foto kujtimi, duke shpresuar, se do të takohen përsëri e me gjitha të mirat. Në fund, përmes miqëve të saj, përcolli edhe përshëndetjet e sinqerta për gjithë komunitetin tonë në Zvicër, që krenohet me punën që kanë bërë e që po bëjnë për të mirën e tokave shqiptare. Ajo ndër të tjera tha: “Mërgata jonë në Zvicër është e fuqishme dhe ne krenohemi për jetë me këtë mërgatë. Mërgata jonë, sin ë SHBA, europë dhe kudo që është, kurrë nuk e ka harruar atdheun dhe nuk do ta harroj. Kudo që janë, kanë krijuar miqë dhe miqësia tek ne shqiptarët siç dihet është e shenjtë. Të punojmë edhe më shumë dhe të mos e harrojmë atdheun dhe po shpresojmë shumë, se do të kemi edhe më shumë student që studiojnë në Zvicër e vende të ndryshme të botës dhe të kontribuojnë edhe për Kosovën tonë e për shqiptarinë në përgjithësi. Zoti e bekoftë kombin tonë e miqtë tanë kudo që janë, Zvicrën, Kroacinë, Amerikën, Gjermaninë e gjithë miqtë tanë. Edhe z.Ademi, Halili e falënderuan shumë zonjën dhe bashkëshortin e saj si dhe z.Perljaskaj, që kanë ndarë kohë për këtë vizitë. Në fund zonja deputete, i njoftoi miqtë e saj, se takimi në LAPSH do të jetë i paharruar dhe shpreson shumë, se një ditë edhe miqtë nga LAPSH-i, si z.Demaj do ta vizitojnë Kroacinë, Zagrebin dhe pse jo edhe të bashkëpunojnë me shkollat shqipe edhe në Kroaci.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test