Përfaqësuesit e shoqatave dhe aktivistët enga komuna e Vitisë pritën nga Kryetari Parlamentit të Kantonit të Gjenevës në Zvicër z.Eric Leyvraz

Zvicra

Përfaqësuesit e shoqatave dhe aktivistët enga komuna e Vitisë pritën nga Kryetari Parlamentit të Kantonit të Gjenevës në Zvicër z.Eric Leyvraz

Nga: Aziz Zuka Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 15:07
Foto nga pritja e mërgimtarve tanë nga Kryetari I Parlamentit te Kantonit të Gjeneves

Gjenevë, Zvicër – Kryetari I Paralamentit të Kantonit të Gjenvës në Zvicër Eric Leyvraz, ka  organizuar një pritje për përfaqësues të shoqatave dhe aktivistë të Komunës së Vitisë, në diasporë.Ibrahim Sefedini, kolege I yni ish gazetar I “Kohës ditore” I cili tashmë përkohësissht është bërë “Zvicrran”njofton se  Leyvraz, këtë pritje e ka organizuar me qëllim të falënderimit të diasporës vitiase për punën e përkushtuar që po bëjnë në aktivitete të ndryshme të integrimit dhe aaktivitete humanitare si dhe për pritjen që ju organizua atij gjatë vizitës që I bëri Kosovës para disa muajve. “puna dhe angazhimi I juaj është shembull I mirë për të gjithë, andaj ju jamë falënderues për gjithë atë që po bënë në të mirë të zhvillimit të Gjenvës si dhe në të mirë të komunitetit që përfaqësoni”, ka thënë Leyvraz. Ai më këtë rast ka falënderuar ata për organizimin e vizitës që e pati gjatë verës në Kosovë, ku u takua me përfaqësues të institucioneve qendrore, lokale si dhe vetë komunitetin. “Vendi juaj ka potencial të zhvillimit dhe besoi se me punën që po bëni do të ndikoni në zhvillimin edhe të Kosovës”, është shprehur Leyvraz.

Ndërsa, Tahir Shabani, kryetar I Shoqatës së Miqësisë Franko –Shqiptare, duke falënderuar kryetarin e parlamentit të Gjenevës Leyvraz, për pritjen ka thënë se vetëm në saje të bashkpunimit të mirë që kanë shoqatat dhe aktivistët me drejtuesit e institucioneve të ndryshme në Zvicër dhe Fracë, është arritë një bashkpunim shumë i ngushtë i kantonit të Gjenevës si dhe komunave të ndryshme të Francës me institucionet e ndryshme në Kosovë.”Gjatë verës së kaluar ishim të nderuar që kryetari Leyvraz, mirëpriti ftesën tonë ta vizitoi Kosovën, ku nga afër u njoftua me punën që po bëjnë këto institucione sin ë nivelin qendror ashtu edhe lokal , si dhe punën që bëjnë mediet dhe komuniteti në të mirë të zhvillimit të Kosovës”, ka thënë Shabani.

E Xhavit Islami, kryetar I shoqatës “Vitia’, me seli në Gjenevë, ka njoftuar kryetaqrin e parlamentit të Gjenvës me rrjedhën e aksionit humanitarë për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha në Komunën e Vitisë.Në këtë pritje ishte present edhe konsulli I Kosovës në Gjenevë Ramadan Avdiu, i cili ndër të tjerat tha se diaspora kosovare me theks të veqantë ajo e Komunës së Vitisë, ka dhënë një kontribut të qmuar në gjitha proceset në Kosovë, dhe në këtë drejtim edhe sot si diasporë e orgaizuar mirë është duke dhënë kontribut edhe sot me aksione të ndryshme humanitare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat