Ja përse shqiptarët shërbejnë në Armatën zvicerane

Zvicra

Ja përse shqiptarët shërbejnë në Armatën zvicerane

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 21:07
Shqiptaret në Zvicër

Nga krenaria apo nga dëshira për të gjetur punë ëndrrash: Ja se çfarë mendonjë ushtarët shqiptarë të gjeneratës së dytë (sekondos) në Armatën zvicerane.

Sekondos po përpqien që shërbimin ushtarak ta shfrytëzojnë për vetvete: Një anketë e Institutit ETH të realizuar me 1.291 rekrutë ushtarakë nga viti 2014, dëshmon se ushtarët me prejardhje të huaj migrimi, Armatën zvicerane e vlerësojnë më pozitivisht se shokët e tyre zviceranë. Në fillim të shkollës për rekrutim, 44 për qind e sekondos shpresojnë se përmes shërbimit ushtaraka, gjasat e tyre për punë përmirësohen. Tek rekrutët zviceranë shifra arrinë në 28 për qind, njofton Shtegu.com.

E përditshmja zvicerane „20 Minuten“ ka biseduar me pesë sekondos, ndërsa ne u sjellim bisedën e dy ushtarëve shqiptarë:

Visar Maliqi (29), menaxhues filiali:

„Jam i lindur në Kosovë dhe në Zvicër kam ardhur në moshën trevjeçare. Në vitin 2009 e kam kryer shkollimin për rekrut si ushtar transmetimi. Atëbotë, nuk ka pasur shumë sekondos në ushtri. Në krahasim me ushtarët zviceranë, ne me prejardhje migrimi shumë më precizë i kemi kryer obligimet ushtarake. Dhe, sjellja jonë ka qenë pak më kolegiale.

Gjatë shërbimit ushtarak, shpeshëherë kam diskutuar me shokët e mi lidhur me Zvicrën dhe politikën. Ne sekondos, pjesërisht dinim më tepër se të tjerët. Psh, eprori ynë i cili nuk ishte sekondos, nuk e dinte se sa këshilltarë nacionalë ka Zvicra. Shikuar nga retropsektiva, ushtria më ka ofruar edhe një aspekt profesional: Atje mësova të bëj diçka në jetë dhe të jem preciz në punë“.

A. B. (23), drejtimi logjistikë:

„Unë nuk jam tifoz i flaktë i armatës. Pas përjetimeve të mia në Kosovë, mund të thuhet se llogaritem më tepër si pacifist. Në ushtri jam futur vetëm për të mos paguar. Verën e kaluar kam kryer rekrutimin në flotën ajrore“.

„Duke iu falënderuar lëvizjeve të shumta dhe pasi kam ngrënë shumë pak, gjatë rekrutimit kam humbur gjithsej 18 kilogramë. Kjo ishte e vetmja gjë e mirë në ushtri. Përndryshe, gjithnjë kam pasur probleme me infeksione dhe me punëdhënësin tim, i cili nuk donte që unë të kryeja shërbimin ushtarak“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat