Aksident i rëndë në Zvicër me gjashtë të lënduar, dy shqiptarë nga Kosova me plagë të rënda

Zvicra

Aksident i rëndë në Zvicër me gjashtë të lënduar, dy shqiptarë nga Kosova me plagë të rënda

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:56
Aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në relacionin në mes të Suhr dhe Hunzenschwil në Kantonin Aargau të Zvicrës. Sipas hetimeve fillestare të policisë zvicerane, një veturë e kaltër e llojit VW nga drejtimi Hunzenschwil, për shkaqe ende të panjohura ka dalë në korsinë e kundërt të rrugës.

Image

Vozitësja 33-vjeçare nga Eritrea ka qenë duke bërë orë praktike në vozitje me leje të përkohshme, përcjellë shtegu.com një komunikatë të policisë . Ajo dhe bashkudhëtarja e saj janë lënduar rëndë. Ekipi i zjarrfikësve është dashur t`i lirojë nga vetura plotësisht e dëmtuar. Një fëmijë që ka qenë brenda në veturë, gjithashtu ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda.

Image

Në veturën që ka qenë duke ardhur nga ana e kundërt, një VW i zi, vozitëse ka qenë një kosovare 52-vjeçare e cila ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda. Bashkudhëtarja e saj është lënduar rëndë, ndërsa një tjetër ka kaluar me lëndime më të lehta.

Për të lënduarit janë mobiliziar shtatë autoambulanca dhe dy helikopterë. Hetimet e shkakut të aksidentit do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat