10 vite pavarësi e Kosovës: Histori e pranishme e një shteti

Zvicra

10 vite pavarësi e Kosovës: Histori e pranishme e një shteti

Nga: Arsim Ferizi Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 19:39
ISEAL me përkrahjen e Universitetit të Lozanës dhe të qytetit të Lozanës organizoi Simpozium shkencor në Universitetin e Lozanës me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Si mund të krijohet një shtet në zemër të Evropës në fund të shekullit të XX-të?

Rënia e perdes së hekurt liroi aspirata të numërta të pavarësisë kombëtare. Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ISEAL (Instituti Zvicëran i Studimeve Shqiptare) e ka gjykuar të rëndësishme që të bëjnë refleksione mbi përvojën e veçantë që ofron rasti kosovar në Evropë, duke mbajtur një simpozium shkencor më 10 shkurt 2018.

« Të thuhet se retë e varura mbi djepin kosovar janë shpërndarë është evidente se nuk përkon me realitetin » thekson Dr Olivier Meuwly, drejtues i komitetit shkencor të këtij Simpoziumi. « Nuk jemi këtu për të bërë vetëm një bilanc në atë se qka është bërë por për të shpjeguar procesin në të cilin Kosova ka kaluar e po kalon. », theksoi Dr Olivier Meuwly, historian dhe kuadër i lartë në qeverinë e kantonit Vaud.

Dr Olivier Meuwly, Dr Laurent Matthey, Dr Regis Marion-Marion Veyron, Alain Maillard, Mentor Ilazi dhe Driton Kajtazi, anëtarët e Komitetit shkencor të këtij Simpoziumi me muaj të tërë kanë punuar në drejtim të kristalizimit të asaj me të cilën një shtet i ri sfidohet në krijim.

Legjislacioni, ekonomia, edukimi, shëndeti publik, administrata, siguria dhe aspektet shoqërore dhe sociale janë shtyllat në të cilat Këshilli shkencor i këtij Sympziumi shkencor kanë vënë në pah.

Image

Sympoziumi u mbajt në Universitetin e Lozanës, më saktësisht në IDHEAP – Institutin e Studimeve të Larta në Administratë Publike. Simbolikisht, mbajtja e Simpoziumit në një Institut, lider në Zvicër në Amdinistratë Publike është një simbol i synimit të ISEAL-it në synimet e ngritjes së debateve në nivel të tillë.

ISEAL për këtë Sympozium e ka pasur përkrahjen e Universitetit të Lozanës dhe të qytetit të Lozanës.

Qëllimi i këtij Sympoziumi është që të kuptohet, nëpërmes rastit kosovar, si të ndërtohet një shtet sot.

Profesorë, studentë dhe disa figura publike morën pjesë në këtë Sympozium shkencor.

Fillimisht Sympoziumi u hap nga Dr Régis Marion-Veyron, kryetar i ISEAL-it. Dr Marion-Veyron, përshëndeti të pranishmit në emër të ISEAL-it

Mentor Ilazi, përfaqësues i Shoqatës së miqëve të  ISEAL-it prezentoi refleksione mbi temën e seminarit në një fjalim të shkurtër.  

Në emër të shoqatës së studentëve të Universitetit të Lozanës, Dafina Berisha mbajti poashtu një fjalim domethënës dhe përmbajtësor në  mbështetje të  seminarit.

Dr Olivier Meuwly, përgjegjës i Këshillit shkencor të Simpoziumit bëri një paraqitje historike të krijimit të shteteve.  

Besim Kajtazi, drejtor i zyrës ligjore dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare të Presidencës së Kosovës mbajti një paraqitje të gjerë të krijimit të legjislaconit në Kosovë. Një shtet i ri, një legjislaturë e re ishte boshti i paraqitjes së Z. Kajtazi. Drejtor i Zyrës ligjore i Ministrisë së Administratës Publike, pastaj në zyrën e Kryeministrit e së voni i Presidencës, Zoti Kajtazi me përvojën e tij personale bërë paraqitje historike të krijimit të Legjislacionit në Kosovë.

Visar Qusaj lexoi fragmente nga libri i gazetarit  Alain Maillard, autor i një libri në botim nga ISEAL-i për luftën në Kosovë.

Image

Prof Dr  Haxhi Gashi, dekan i Fakulteti të drejtësisë i Universiteti të Prishtinës bëri një paraqitje me temën : « Një sistem juridik, për një shtet të ri ». Prof Dr Gashi bëri paraqitje me një historik të sfidave në krijimin e sistemit juridik në Kosovës e pasluftës.  

Zoti  Roland Niklaus, përgjegjës i procesit të notairatit në Kosovë bëri një paraqitje të gjerë mbi krijimin e notariatit në Kosovë.

Prof Dr Naim Jerliu, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ish deputet i Parlamentit të  Kosovës dhe veprimtar politik me vite të tëra në Kosovë bëri një paraqitje me temën: «Zhvillimi dhe sfidat e sistemit shëndetësor në Kosovë ». Prof Dr Naim Jerliu bëri një pasqyrim të thellë të sistemit shëndetësor në Kosovë para, gjatë dhe pas luftës. Prof Dr Jerliu, mbështetur me të  dhëna statistikore bëri një pasqyrim të sfidave të  sektorit shëndetësor dhe perpsektivave në të ardhmen.  

Zoti Sébastien Gricourt, këshilltar politik i KFOR-it (2004 à 2009), përfaqësues i UNMIK-ut pranë zyrës së kryeministrisë bëri një paraqitje me temën : « Krijimi i një force të sigurisë në Kosovë ». Z. Gricourt paraqiti edhe historikun e fazave të sigurisë në Kosovë.

Z. Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, bëri një paraqitje me temen : « Të mendohet një sistem ekonomik ». Zoti Gërxhaliu bëri një pasqyrim të gjerë e të thellë mbi qështjet e sfidat ekonomike.

Prof Dr Ibrahim Berisha, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës bëri një paraqitje me temën : « Kosova, një shoqëri për tu ndërtuar … apo për tu rindërtuar ». Prof Dr Ibrahim Berisha bëri paraqitje mbi proceset dhe dinamikat sociale  në Kosovë nëpër etapa të ndryshme.

Konsuli i Përgjithshëm i Kosovës, Zoti Ramadan Avdija shprehu falenderimin për organizimin e Sympoziumit dhe theksoi rëndësinë e shikimit studimor të pavarësisë së Kosovës në këtë vit jubilar.

Sympoziumi u mbajt në gjuhët frenge, shqipe dhe angleze. Zonja Leman Kamberi bëri përkthimin simultan. Pjesëmarrësit dhe organizatorët shprehen fjalë miradie për cilësinë e përkthimeve të bëra nga Zonja Leman Kamberi.

Simpoziumi u mbështet, pos nga universiteti i Lozanës, qyteti i Lozanës, shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Lozanës, shoqata e miqve të ISEAL-it dhe nga Zoti Dino Bekteshi, pronar i suksesshëm i disa hoteleve dhe restoraneve në kantonin Vaud.

Simpoziumi do të mundësojë botimin  e një libri që  përmbledh prezentimet në gjuhën frenge dhe në gjuhën shqipe.

Të pranishmit treguan një interesim të veçantë për temat e trjatuara në këtë simpozium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat