Ky është mesazhi i presidentit Thaçi për diasporën në Zvicër

Zvicra

Ky është mesazhi i presidentit Thaçi për diasporën në Zvicër

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:34
Thaçi në Zvicër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një videomesazhi në gazetën më të lexuar në Zvicër “Blick”, iu ka uruar të gjithë shqiptarëve në diasporë dhe Zvicër për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Thaçi ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Zvicër le ta festojnë me krenari, me dinjitet pavarësinë e Kosovës, 10 vjetorin e shtetit tonë.

“Të gjithë këta njerëz, gjithë këto familje që jetojnë në Zvicër, kudo janë kontributor të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Çdo herë duhet të jemi mirënjohës Zvicrës për mikpritjen, sistemimin, për kujdesin që kanë treguar për 200 000 shqiptarë atje, për juve familje shqiptare të Kosovës. Shteti i Kosovës, do jetë gjithmonë mirënjohës juve, sikur që do t’i jetë mirënjohës edhe shtetit të Zvicrës, dhe tash ky raport Kosovë – Zvicër do jetë tradicional, do jetë i bashkëpunimit të ngushtë, e mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat