Detaje nga vrasja në Zvicër, burri qëlloi gruan dhe më pas veten

Zvicra

Detaje nga vrasja në Zvicër, burri qëlloi gruan dhe më pas veten

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 23:35
Danilo Nuzzo me gruan

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Zyrih të Zvicrës një ditë më parë. Mediat raportojnë se bëhet për një 38-vjeçar i cili ka qëlluar për vdekje gruan e tij dhe më pas edhe veten.

Mediat  raportojnë se italiani Danilo Nuzzo rreth orës 14:30 të së premtes ka gjuajtur me armë bashkëshorten e tij po ashtu me nënshtetësi italiane, Irene Rizzo 35 vjeçare, në qendër të qytetit.

Çifti jetonte prej kohësh në Zvicër dhe ishin prindër të dy vajzave.

Gruaja ishte nëpunëse në një filial të bankës UBS dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht përpara godinës së kësaj banke.

35-vjeçari vdiq përpara hyrjes së bankës, ndërsa disa metra larg saj bashkëshorti i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

Policia e qytetit zviceran ka hapur një hetim për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat