Në Zvicër hapet ekspozita e piktorit Sylë Mujaj

Zvicra

Në Zvicër hapet ekspozita e piktorit Sylë Mujaj

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:55
Sylë Mujaj

Nesër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës hapet ekspozita “Mozaiku Artistik” e piktorit Sylë Mujaj, punimet e të cilit janë të realizuara në tablotë e përmasave të mëdha 200X200 cm, me mesazhe dhe kolorit të fuqishëm artistik.

Në punimet e tij, autori ekspozon punën disavjeçare dhe me përkushtim prej filigranisti, për të realizuar konceptin e tij artistik dhe unik.

Ekspozita hapet në orën 18.00 dhe do të qëndrojë e hapur  deri më 23 mars në objektet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat